• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkurti me 29 ditë, mitet për vitin e brishtë

by Aalison Pearse Stevens
28/02/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E quajnë vit të brishtë dhe për të ka shumë bestytni. Disa e quajnë viti që as duhet të puthësh gra dhe as duhet të marrësh ryshfet. Të tjerë, si viti që mbush fuçi dhe hambarë. Në Irlandë, një traditë që daton shekullin e pestë, gratë mund t’iu jepen burrave vetëm në 29 shkurt.
Këtë vit, ne jemi në një vit të brishtë. Është një anomali që ndodh çdo katër vjet.
Anomalia zë fill në vitin e 46 para Krishtit, ose në vitin e 708-të që nga krijimi i Romës, kur Jul Cezari i cili kishte edhe ofiqin e Pontifex Maximus, duke ndjekur shpjegimet shkencore të Sosigenes, astronom nga Aleksandria, prezantoi kalendarin e ri, i cili mori emrin e tij dhe u quajt “Kalendari Julian”. Viti përbëhej nga 365 ditë dhe, çdo katër vjet, ishte një vit prej 366 ditësh. Kjo shtesë bëhet vetëm për nevoja teknike. Në realitet, viti diellor ka 365 ditë dhe gjashtë orë. Për ta përshtatur me njeriun, katër 6 orëshet, mblidhen dhe japin një ditë të tepërt, e cila i bashkëngjitet muajit më të shkurtër.
Sipas kalendarit gregorian që është tani në përdorim, pas vitit të lindjes së Krishtit, që janë edhe vitet në numërim, viti i brishtë është ai numër vitesh që plotëpjestohet me numrin 4. Por kujdes. Nuk janë të tillë vitet që plotëpjestohen me 100, si përshembull 1800 ose 1900; por janë të tillë ata që përveç 4, plotëpjestohen edhe me 400, si rasti i vitit 2000.
Më përpara, nuk kishte asnjë rregull të caktuar se kur duhet të ishte viti i brishtë, dhe vendimi për ta caktuar ishte politik. Ishte Octavian Augusti që në vitin 8 pas Krishtit, vendosi që viti i brishtë të fillonte që nga viti i 45 para Krishtit. Dhe kjo ishte nisja e një llogaritjeje të komplikuar, sepse për të bërë që ekuinoksi i pranverës të përputhej me datën 25 mars pas gjithë atyre gabimeve të bëra në të shkuarën, ishte e nevojshme të zgjatej viti me 85 ditë. Dhe kështu u shtuan dy muaj ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, respektivisht me 33 dhe 34 ditë. Kështu që viti 46 para Krishtit të kishte plot 445 ditë dhe u quajt me të drejtë “annus confusionis” (viti i konfuzionit).
Ka disa njerëz të famshëm që e kanë ditëlindjen një herë në katër vjet. Sa për të përmëndur disa: Papa Pali III (1468), kompozitori Xhakomo Rosini (1792), piktori i madh Balthus (1904), Patriarku Bartolomeu i II i Konstandinopojës (1940), këngëtari algjerian Khaled (1960), raperi Ja Rule (1976). Të gjithë protagonistë në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, i lidh dita e çuditëshme e lindjes.
Vitet e brishtë janë magnete të mëdha për paragjykime dhe parashikime katastrofike. Shumë do ta kujtojnë se disa pseudo-astrologë, disa vite përpara vitit 2012, folën për profecinë e popullsisë së zhdukur të Meksikës së sotme Maya, dhe katastrofën që do të vinte në 21 Dhjetor 2012. Disa të tjerë folën për turbullira të mëdha ndërplanetare, dhe të tjerë për transformime rrënjësore të njerëzimit, duke e lidhur me zhdukjen e mitologjikes Atlantidë, në lashtësinë e thellë. Megjithatë, nuk ndodhi asgjë. Ja ku jemi duke treguar për 2016-ën.
Viti i brishtë, ka nxitur edhe fantazinë e shkrimtarëve. Poeti i madh brazilian Pedro Nava, i cili vdiq në vitin 1984, vendosi në qendër të poemës së tij “Poema e brishtë” ankthin e atyre që kanë lindur më 29 shkurt dhe janë duke pritur një “jo ditëlindje” që nuk vjen kurrë. Ishte një metaforë e pritjes për reforma në vendin e tij. Pasi poeti kishte lindur në një ditë të zakonshme qershori të 1903-it, por ishte i mrekulluar nga ata që e kanë datëlindjen një herë në katër vjet, duke e bërë këtë një temë poetike./dritare.net
Paolo Conti
Corriere della Sera

Next Post

Kryesocialisti i Leskovikut: Alibeja, shihemi në gjyq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In