• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkruaj, sepse përtoj të rrihem”

by Enver Robelli
11/05/2018 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zgjidhja” e problemeve me dhunë, kërcënime, shantazh, intriga e kurthe brutale është specialitet i klikave të korruptuara financiarisht dhe moralisht. Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit janë shembuj negativë për zgjidhjen e problemeve. Andaj “të publikosh është çlirim, njëjtë si kur ia jep një shpullë dikujt”, shkruante filozofi Emil Cioran. S’ka fjali më aktuale se kjo për të përshkruar realitetin ballkanik dhe sidomos atë shqiptar.

Nga Enver Robelli

Emil Cioran, filozof rumun, i cili jetoi në Paris nga viti 1937, krejt motivimin e tij për të shkruar e reduktoi në një formulë të thjeshtë. Ai tha: “Shkruaj, sepse përtoj të rrihem”. Në çdo shoqëri ka më shumë njerëz që duan të rrihen, të zihen, të kacafyten se sa të tillë që duan të shkruajnë. “Zgjidhja” e problemeve me dhunë, kërcënime, shantazh, intriga e kurthe brutale është specialitet i klikave të korruptuara financiarisht dhe moralisht.

Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit janë shembuj negativë për zgjidhjen e problemeve. “Të publikosh është çlirim, njëjtë si kur ia jep një shpullë dikujt”, vazhdonte Emil Cioran. Edhe këtu ai ka të drejtë. Më mirë një shpullë publicistike se një fizike. Shpulla publicistike është një përpjekje për t’iu dhënë zë atyre që nuk kanë zë, atyre të cilëve zërin ua mbulon zhurma e pushtetit dhe aferat korruptuese. Siç shkruante Michel Tournier, shkrimtar francez, detyrë e artistit, intelektualit, publicistit, është të hedhë në ajër rendin e rrejshëm që e propagandojnë politikanët.

Në Prishtinë në çdo konferencë të organizatave joqeveritare, ku zakonisht fjalën e marrin edhe liderët politikë të vendit, përmendet fraza për Kosovën si storie suksesi. Po, sukses është që nuk ka luftë, sukses është që mbretëron paqe, sukses është shpallja e pavarësisë. Por, a është sukses falimentimi i ndërmarrjeve publike? A është sukses privatizimi mafioz i ndërmarrjeve publike? A mund të quhen sukses privatizimet që përfundojnë në arbitrazh dhe aty Kosova paguan miliona euro? Storje suksesi? Aspak.

Andaj janë aq të nevojshme shpullat publicistike për të denoncuar të keqen, për të evituar fundosjen e një shoqërie, për të nxitur brenda saj talentin për të dyshuar në premtimet e politikanëve, për të parë rrenat mes rreshtave. Andaj, sipas Thomas Mann, “të shkruash është të pastrosh zemrën”. Pastrimi i zemrës domethënë të demaskosh gënjeshtarët politikë që premtonin 200 mijë vende pune, që premtonin laptopë për arsimtarë, që ndërtonin shkolla, të cilat brenda pak vjetësh duken si mesjetare për shkak të cilësisë së dobët të materialit ndërtimor dhe punës shkel e shko, që premtonin heqje të vizave për vendet e Schengenit, rroga mesatare rreth 1000 euro, që premtonin se nëpër Drinin e Bardhë do të rrjedhë qumësht, ndërsa Ibrit teposhtë mjaltë, ndërsa nga Ujëvara e Mirushës mileti do të shohë e shijojë vetëm currila të pijeve energjike.

Shpulla publicistike është një akt proteste kundër kësaj katrahure të pashembullt sundimi. Kundër kësaj mendësie leniniste të të kuptuarit të pushtetit. Para se të merrte trenin dhe të shkonte në Rusi për të përmbytur me dhunë një rend shoqëror dhe për të filluar revolucionin, Lenini në ekzilin zviceran tha: “Natyrisht menjëherë do t’i varim 800 pronarë tokash”. Pas fillimit të revolucionit ai dërgonte telegrame, të cilat u mbajtën gjatë të fshehura dhe tek pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u bënë publike. “Pushkatoni! Pushkatoni!Pushkatoni! Sa më shumë, aq më mirë! Fare mos lëshoni pe!”. Kështu shkruante Lenini – dhe a e vëreni këtu ndonjë dallim me sjelljet e një krahu të luftës pas hyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999? Jo, së paku jo sa u përket metodave, sepse në thelb Lenini ishte teoricien, ndërsa këta tanët trutharë të etur për pasurim vulgar. Këta lirinë e shohin si të drejtë për të shtuar ndikimin dhe zgjeruar kontrollin mbi pasuritë e Kosovës. Këta vetëkufizimin nuk e njohin. Qe shembulli më i ri: një ekspert punon në qeveri, përgatit terrenin për ndërtimin e një termocentrali nga një kompani amerikane, pastaj kur kjo kompani fiton tenderin, eksperti, ose thënë më mirë sekseri punësohet – natyrisht në kompaninë amerikane. Ose shikojeni se si Ministria e Infrastrukturës ia siguron monopolin një kompanie për homologimin e veturave. Kuptohet, kjo nuk bëhet pa interes: drejtori (“direktori”!) i Departamentit të automjeteve ka marrë pagë nga firma e favorizuar. Konflikt interesi? Në Kosovë jo.

Për fat të keq, është në natyrën e njeriut të jetë mizor, vija mes të keqes dhe të mirës përshkon zemrën e tij. Andaj shtetet e vërteta krijojnë mekanizma për ndëshkimin e së keqes për t’i dhënë shans të mirës. Në mesin tonë bëhet e kundërta: e mira shtypet, e keqja triumfon. Por, qysh thotë Jorge Amado, «nuk jam pesimist. Sepse kur s’ke më shpresë, kur nuk beson më se mund të ketë përparime, se lufta mund të fitohet, atëherë je i vdekur, atëherë shoqëria është e vdekur”.

Next Post
FOTOT/ Berisha merr foto nga Ukraina dhe i poston si rrugë në Malsinë e Madhe: Ja si vjedh Rama!

FOTOT/ Berisha merr foto nga Ukraina dhe i poston si rrugë në Malsinë e Madhe: Ja si vjedh Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

June 9, 2026
Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!

Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!

June 9, 2026
Protestat në Tiranë pengojnë integrimin? Rama: Jo, jemi si çdo vend i BE-së!

Protestat në Tiranë pengojnë integrimin? Rama: Jo, jemi si çdo vend i BE-së!

June 9, 2026
“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

“Vini këtu me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin”, Rama përplaset me gazetaren rumune për Zvërnecin: Po thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë

June 9, 2026
Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

June 9, 2026
“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE  4 vrasjet në bulevard

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE 4 vrasjet në bulevard

June 9, 2026
Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

June 9, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Flamengo’ vishet me Prada!

June 9, 2026
“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

June 9, 2026
“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In