• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

SHKRESAT / Nuk plotësuan detyrimet, Cani refuzoi ta paguante Crown Agents

by A R
11/03/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave tentoi të mos paguante Crown për shkak të mosrealizimit të objektivit të të ardhurave në 2014-n. Teksa Crown kërcënoi me arbitrazh, Ministria e Financave është detyruar të paguajë, pasi nuk ka respektuar afatin ligjor për të argumentuar arsyet e refuzimit të pagesës…

Një korrespondencë e gjatë, ku janë të përfshirë Ministria e Financave, Crown Agents, Drejtoria e Doganave dhe Avokatura e Shtetit, tregon se Ministria e Financave ishte e dyzuar nëse Crown Agents duhet të “shpërblehej” për 2014-n, pasi nuk kishte përmbushur objektivin që të rriste të ardhurat doganore me 1% të PBB-së, siç përcaktohej qartë në kontratë. Financat tentuan të mos bënin një pagesë (rreth 300 mijë euro), duke e argumentuar me ecurinë e dobët të të ardhurave.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Financave është detyruar të paguajë Crown pasi nuk ka respektuar afatin ligjor për të argumentuar arsyet e refuzimit të pagesës, ndërkohë që kompania britanike kërcënoi me arbitrazh.
Më poshtë jepet kronologjia e plotë e ngjarjeve dhe korrespondencat përkatëse:

Korrespondenca

Korrespondenca është zhvilluar në gjysmën e parë të 2015-s (deri në korrik) dhe lidhet me performancën e kompanisë britanike për 2014-n. Të ardhurat doganore në total atë vit u rritën me 0.77% të PBB-së, apo me 10.9 miliardë lekë më shumë. Në një shkresë të drejtorisë së Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, në mars 2015, që i drejtohej zëvendsministres së financave thuhej se kjo shtesë ka ardhur 6.6 miliardë lekë si rrjedhojë e ndikimit të paketës fiskale dhe 4.2 miliardë lekë nga kuadri makroekonomik. Viti 2014 u mbyll me të ardhura 5.5 miliardë lekë më pak se plani, ku ndikimin më të madh e dhanë akciza dhe renta. Drejtori i politikave fiskale e sqaron zëvendësministren se “Llogaritja e të ardhurave për administratën doganore për vitin 2014 nuk merr parasysh të ardhurat shtesë prej 1% të PBB-së të cilat duhet të kishin ardhur si rezultat i marrëveshjes me Crown Agents. Në fakt, në krahasim me vitin 2013, të ardhurat nga administrata doganore janë 10.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, ose 0.77 % e PBB-së”.
Ministria e Financave ka tentuar të shfrytëzojë faktin që realizimi i pjesshëm i kritereve të performancës së të ardhurave është pranuar nga Crown Agent në rishikimin vjetor që i është dërguar Autoritetit Kontraktues në 17 shkurt.


Kërcënimi i Crown: nëse nuk bëni pagesën ju çojmë në arbitrazh

Në email-in që David Smith nga Crown, i ka dërguar doganave dhe zv ministres së financave, “kërcënon” që nuk ka asnjë mundësi që drejtorët të pranojnë mospagesë totale për objektivin e të ardhurave, duke paralajmëruar se do e çojë çështjen për zgjidhje të pavarur në arbitrazh. Ai pohon se mund të pranojnë një pagesë prej minimumi 80%. Smith thotë se është e vërtetë që ata kanë pranuar në raportin e 17 shkurti se objektivi i të ardhurave nuk është arritur, por shton se aty tregohet qartësisht se Autoriteti Kontraktues (qeveria) nuk ka përmbushur detyrimet në bazë të kontratës, çka ka ndikuar direkt punën e britanikëve dhe mundësinë për të realizuar objektivin e të ardhurave.

Pasi është konsultuar me kompanitë ligjore në Angli dhe Shqipëri, David Smith thotë se autoriteti kontraktues, në këtë rast Ministria e Financave, duhet të kishte kthyer përgjigje nëse kompania britanike duhet të merrte apo jo pagesën brenda një afati të caktuar, gjë e cila nuk ka ndodhur.
“Sipas paragrafit 2.3 të shtojcës C të kontratës, Autoriteti Kontraktues ka detyrimin për të përmbushur procedurën e miratimit. Është përcaktuar në mënyrë të qartë, se: “nëse Kreu i Këshillit Menaxhues të Programit (KMP) nuk lajmëron kontraktorin me shkrim për refuzimin e pagesës (me një shpjegim të detajuar si me arsyen (et) për refuzim) brenda një periudhe prej 10 ditë pas datës së marrjes nga kryesuesi i raportit Shqyrtues, të gjitha pretendimet e ngritura nga kontraktuesi do të konsiderohen si të pranuara nga Autoriteti Kontraktues “.

Vonesa në kthimin e një përgjigjeje ka bërë që ministria të detyrohet të bëjë pagesën. Ministria e Financave në korrespondencë është konsultuar dhe me Avokaturën e Shtetit. Ndërsa vetë juristët e Ministrisë, kanë rekomanduar pagesën e pjesshme, pasi ishin shkelur afatet e kthimit të përgjigjes tek Crown dhe financat rrezikonin të humbnin nëse çështja do të shkonte në arbitrazh.
Crown agents ende nuk ka marrë pagesën për vitin e dytë të asistencës. në muajin prill financat do të vendosin për sasinë e parave që ajo përfiton ose jo.

Në vitin 2015 performanca e doganave ka rënë dukshëm si me planin dhe me faktin e vitit. Deri në fund të muajit nëntor, doganat kishin grumbulluar 7.3 miliardë lekë më pak në krahasim me faktin e vitit 2014, dhe 9.5 miliardë lekë më pak se plani i vitit. Siç shihet nga rezultatet e të ardhurave doganore, kompania britanike, Crown Agents, jo vetëm që nuk e ka përmbushur detyrimin kontraktor për rritjen e të ardhurave, por deri në fund të nëntorit ato ishin 52 milionë euro më pak se fakti i vitit 2014.

Pagesat e kryera deri tani

Sipas të dhënave nga Open Spending Albania, Crown ka marrë gjatë viteve 2014-2015 rreth 6.8 milionë euro. Nga kjo shumë rreth 553 milionë lekë (rreth 4 milionë euro) janë paguar gjatë vitit 2014 dhe 388 milionë lekë (rreth 2.8 milionë euro) të tjera gjatë vitit 2015.
Sipas përshkrimit në pagesë, në 2015-n pagesat janë bërë sipas marrëveshjes dt 9.2.2015.
Në 2014-n pagesat janë kryer me përshkrimin shërbime asistence në lidhje me administratën doganore të Shqipërisë nga Crown Agents.

Pagesat e parashikuara sipas kontratës

E konceptuar si një kontratë konsulence e ndërthurur me aksione në terren, kompania që nënshktroi marrëveshje me qeverinë shqiptare në fund të vitit 2013 do të fitonte si pagesa 8.5 milionë euro në dy vitet e para të aktivitetit, plus 400 mijë euro për makina dhe të tjera pagesa për zyrat dhe infrastrukturën operacionale në Shqipëri dhe kishte mundësi për shtyrje kontrate edhe një vit tjetër.
Për qëllimet e kryerjes së shërbimeve, qeveria ia ka ofruar kontraktuesit pa pagesë, duke nisur nga data e fillimit të shërbimit, zyrat, automjetet, pajisjet dhe lehtësitë e tjera të përcaktuara në shtojcën B, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është e botuar në QPZ.
Vlera totale e tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë, sipas kontratës, nuk do të kalonte shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro), plus koston e furnizimit dhe vënies në përdorim të 10 (dhjetë) automjeteve operacionale (deri në një shumë limit prej 400.000 eurosh).
Vlera e përgjithshme e tarifave dhe e shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e dytë të kontratës nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro (katër milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro).
Në fillim të këtij viti Qeveria shqiptare njoftoi mosrinovimin e kontratës me kompaninë e konsulencës në dogana, Crown Agents. Financat raportuan se vlerësonin punën e saj, që nuk lidhej vetëm me të ardhurat, por pohon se “tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam”.

ScanScan 2Scan 1

Monitor

Next Post

Shthurja e fjalorit në Kuvend, PD bojkoton Komisionin për Kodin e Etikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata (ka qenë dhe ish-deputet i PD)

April 28, 2026
Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

April 28, 2026
Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

Samiti i 11-ë i Nismës së Tre Deteve, Begaj: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, por front strategjik i Europës

April 28, 2026
Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

April 28, 2026
“Epsteini” ynë

Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

April 28, 2026
Sfida për dominimin e Inteligjencës Artificiale, Sam Altman dhe Elon Musk përballen në gjykatë

Sfida për dominimin e Inteligjencës Artificiale, Sam Altman dhe Elon Musk përballen në gjykatë

April 28, 2026
Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

April 28, 2026
Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

April 28, 2026
Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

Detaje nga vrasja në Greqi, mediat: 42-vjeçari shqiptar u qëllua me plumb në kokë në vendin ku punonte

April 28, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, avokati: Tentativat që po bëhen janë fushatë! Kemi një papjekuri politike

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In