• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shthurja e fjalorit në Kuvend, PD bojkoton Komisionin për Kodin e Etikës

by Aalison Pearse Stevens
11/03/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bojkoti selektiv i opozitës ndaj punës së komisioneve parlamentare, ka bërë që të dështojë sot zhvillimi i mbledhjes për disktuimin e Kodit të Etikës, të hartuar nga Kuvendi me asistencën e OSBE. Ndonëse mbledhja e Komisionit të Mandateve ishte lajmëruar ditë më parë, pasi Parlamenti futi në procedurë parlamentare Kodin e Sjelljes së deputetëve, duket se opozita ka vijuar lojën e saj taktike të bojkotit, duke mos mundësuar korumin e nevojshëm për diskutimin e këtij dokumenti. Miratimi i Kodit të Etikës, vlerësohet se do t’i shërbejë përmirësimit të standardeve etike dhe performancës së deputetëve duke pasur parasysh edhe shthurjen në fjalor të mjaft deputetëve në komunikimet gjatë seancave parlamentare.

Në këtë kod parashikohet ndër të tjera konflikti i interesit dhe deklarimi e kontrolli i pasurive të deputetëve, kufizimet gjatë ushtrimit të mandatit e deri edhe çështjet e dhuratave e përfitimeve të tjera të ngjashme. Në bazë të këtij Kodi, Kuvendi do të publikojë periodikisht shpenzimet financiare për çdo deputet për paga, dieta, karburant, shpenzime telefonie, strehim etj. Po ashtu, ky kod vlerësohet edhe si një përpjekje për të luftuar korrupsionin në radhët e deputetëve. Sa i përket konfliktit të interesit dhe deklarimit të pasurive, deputetët do të asistohen në përmbushjen e detyrimit nga administrata e Kuvendit.

Kjo e fundit do të dorëzojë në Inpektoriatin e Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesit deklaratat e plotësuara të deputetëve si dhe të njoftojë rastet e konfliktit të interesit apo refuzimin e plotësimit të deklaratave nga ana e të zgjedhurve. Sa i përket dhuratave për deputetët, Kuvendi pritet të hartojë një regjistër të posaçëm të dhuratave ku listohen dhuratat që lejohet të pranohen apo që janë pranuar nga deputetët. Po ashtu, edhe për veprimtaritë jashtëparlamentare të deputetëve do të mbahet një regjistër i posaçëm. Pjesë e Kodit të Sjelljes janë edhe normat e komunikimit në institucion apo respektimi i rregullave për veshjen zyrtare, mospërdorimin e aparateve telefonike etj.

(javanews.al) Me. Ar

Pikat më kryesore të projektvendimit

Neni 7

Dhuratat dhe përfitime të tjera të ngjashme

  1. Deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.
  2. Deputeti, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet:
  3. a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’i dorëzojë zyrtarisht pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit;
  4. b) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta kallëzojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.
  5. Dhuratat, që kanë vlera artistike, muzeale apo historike, u dorëzohen institucioneve të specializuara. 4. Nuk konsiderohen si dhurata, në kuptim të këtij neni, dhuratat, të cilat i ofrohen deputetit si pasojë e lidhjeve farefisnore apo njohjeve personale që ai ka me dhuruesit, si edhe në raste kur është e qartë se dhurata nuk ka asnjë lidhje me pozicionin dhe cilësinë si deputet.
  6. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet në rastin e ftesave të zakonshme të mikpritjes tradicionale, dhuratave me vlerë simbolike apo tradicionale dhe të mirësjelljes, brenda kufijve normale të traditës, zakoneve dhe praktikës së përditshme, të cilat nuk krijojnë dyshime mbi mënyrën e ushtrimit të detyrës së deputetit.
  7. Deputeti mund të pranojë dhurata nga qeveritë e huaja apo organizatat ndërkombëtare, brenda kufijve normalë të shprehjes së mikpritjes dhe trajtimit që buron prej saj, apo protokollit, nëse nuk: a) tejkalohen kufijtë e traditës dhe të zakoneve të vendit ku jepen; b) vënë në dyshim objektivitetin dhe ndershmërinë e deputetit; c) kompromentojnë imazhin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 9

Rregullat e sjelljes në Kuvend

  1. Deputeti nuk duhet: a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; c) ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend.
  2. Në rast të shkeljes së pikës 1 të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit.
Next Post

Jennifer Lopez vjen SEXY, si një 20-vjeçare latine (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In