• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkoni në Vlorë, që të kuptoni “bashkimin” e Lulzim Bashës

by Astrit Patozi
12/02/2018 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot. E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar. Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur? 

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi. Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët. Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Next Post
Hidhet shorti në DFB Pokal, Kupën e Gjermanisë për çiftet gjysmëfinaliste

Hidhet shorti në DFB Pokal, Kupën e Gjermanisë për çiftet gjysmëfinaliste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In