• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkon në 1941 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti, rreth 10 mijë persona të plagosur

by
18/08/2021 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jetë njerëzore nën rrënoja, shtëpi të shkatërruara dhe nën baltë, la pas tërmeti që “shkundi” Haitin në fundjavë, dhe deri më tani i ka marrë jetën 1,941 personave.

Në “luftë” me kohën dhe stuhinë e vrullshme, janë ekipet e shpëtimit, që nuk ndalin kërkimin për nxjerrjen e sa më shumë personave të gjallë nga rrënojat e shtëpive të shëmbura.

Të shkatërruara nga tërmeti me 7.2 magnitudë, kanë mbetur edhe spitalet e zonës duke bërë që 10 mijë personat qe kanë pësuar lëndime nga “shkundja” të mos kenë mundësinë të marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Megjithëse, mjekë dhe infermierë kanë krijuar hapësira provizore për të pritur pacientët, fluksi dhe mungesa e kapaciteteve reale e bënë punën e tyre shumë të vështirë.

Mes lotëve dhe dhimbjes, një nënë humbi vajzën, pasi sipas saj nuk kishte mjekë për ta shpëtuar atë pas plagëve të marra.

“Nuk kishte mjekë dhe tani ajo ka vdekur,” tha Lanette Nuel, e ulur pranë trupit të vajzës së saj jashtë spitalit kryesor të Les Cayes, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti dhe stuhitë.

OKB, tregoi se më shumë se 500 mijë fëmijë, nuk kanë ku të flenë, uji të pijshëm dhe ushqim të mjaftueshëm.

“Një numër i madh i familjeve haitiane kanë humbur gjithçka si pasojë e tërmetit dhe tashmë po jetojnë literalisht, këmbëzbathur në uji edhe pas përmbytjeve.”, tha Bruna Maes, përfaqësuesi i UNICEF në vend.

Kjo situatë, po i rikthen qytetarëve në Hait, vitin 2010, ku si pasojë i një tjetër tërmeti humbën jetën më shumë se 220,000 njerëz.

/b.h

Next Post
Fshihej në Shkodër, arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Po kalonte rrugën, makina përplas një fëmijë në Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In