• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkojnë të protestojnë në Tiranë, por ndajnë pushtetin me aleatët e Serbisë”, Buzhala demaskon VLEN

by E B
09/07/2026 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër pas tentativës së një delegacioni të koalicionit VLEN për të shkuar në Tiranë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, Buzhala e cilëson VLEN-in si një “koalicion të çuditshëm të shqiptarëve të Maqedonisë”, duke e akuzuar se bashkëqeveris me figura të lidhura politikisht me Serbinë dhe Rusinë.

“Një delegacion i VLEN-it, i këtij koalicioni të çuditshëm të shqiptarëve të Maqedonisë që e ndan shtratin me agentin e BIA-s serbe, Ivan Stoilkoviq, u nis dje me shku me protestu në Tiranë kundër Edi Ramës”, shprehet Buzhala.

Ai përmend veçanërisht Bekim Çokun, të cilin e quan “qoke të Albin Kurtit në VLEN” dhe pjesë të qeverisë së Hristijan Mickoskit.

“Bekim Çoku është qoke e Albin Kurtit në VLEN edhe në qeveri te Hristijan Mickovski. Unë s’i kisha lanë me hi”, thotë Buzhala, duke iu referuar ndalimit të tyre në kufi.

Sipas Buzhalës, problemi nuk është pjesëmarrja në protestë, por fakti që përfaqësues të VLEN-it, sipas tij, bashkëqeverisin me Ivan Stoilkoviqin, të cilin ai e lidh me raportime për ndikimin serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut.

“Me tejkalu Hristijan Mickovskin, me tejkalu Ivan Stoilkoviqin, i cili është zëvendëskryeministër i Maqedonisë… edhe me thënë po shkoj të protestoj në Tiranë, për çka? Për Zvërnecin, për demokracinë?”, shprehet ai.

Buzhala kujton se Albin Kurti, kur ishte në opozitë, fliste për një aleancë ballkanike me Kroacinë, Bullgarinë dhe Kosovën, ndërsa sot, sipas tij, njerëz të afërt me të janë pjesë e një qeverie që është “në aleancë me Serbinë” dhe “në konflikt me Bullgarinë”.

“Qysh erdhëm në ditë që qeveria e Kosovës me pas aleat qeverinë e Maqedonisë, e cila është aleate e Serbisë dhe kundërshtare e Bullgarisë edhe e Shqipërisë?”, pyet Buzhala.

Ai i referohet edhe raportimeve të OCCRP-së për përpjekjet serbe dhe ruse për të ndikuar në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur emrin e Ivan Stoilkoviqit si figurë që, sipas tij, ka qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.

“Në periudhën 2015 e tutje, pika kryesore e kontaktit të BIA-s për destabilizimin e Maqedonisë ka qenë ky Stoilkoviqi, të cilin sot Çoku me shokë nuk e shohin dhe vendosin me shku me protestu për mbrojtjen e demokracisë në Tiranë”, deklaron Buzhala.

Në fund, gazetari thotë se Stoilkoviqi nuk akuzohet vetëm nga shqiptarët, por edhe nga politikanë maqedonas.

“Stoilkoviqin për lidhje me shërbimin sekret serb nuk e akuzojnë shqiptarët, e akuzojnë maqedonasit… i thonë që ky është i botës serbe, anti-bullgar, anti-NATO dhe pro-rus”, shprehet Buzhala.

Next Post
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare, Rama nxjerr videon: Një tjetër dëshmi për potencialin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com