• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkoi të takonte mbesën, por italiani e goditi! Kush ishte ‘Lili’, shqiptari ‘i qetë dhe i sjellshëm’ që u vra pabesisht

by A R
09/06/2024 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilirjan Minaj u vra në shkallët e pallatit pas një debati… Mediat italiane përcjellin detaje të tjera të rënda, për vrasjen e ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes, në një pallat në Bibbiano të Reggio Emilia.

41-vjeçari Riccardo Stefani, banues në këtë ndërtesë, vrau me thikë shqiptarin 61-vjeçar, një zejtar që jetonte prej kohësh në Itali, e që banonte në të njëjtën lagje. Minaj, të cilin të gjithë e thërrisnin ‘Lili’, kishte shkuar për të takuar mbesën.

Por nëpër shkallë takoi Stefanin me të cilin shkëmbyen disa fjalë. Fjalët pasuan një sherr që përfundoi me sulmin brutal, me një thikë kuzhine. Minaj mori plagë në kraharor dhe fytyrë. Ai gjeti vdekjen në pak minuta, në shkallët e pallatit.

Në foto autori Riccardo Stefani dhe viktima Ilirjan Minaj
Në foto autori Riccardo Stefani dhe viktima Ilirjan Minaj

Menjëherë pas kësaj Stefani u mbyll në shtëpi, aty ku dhe u arrestua nga karabinierët. Ishin këta të fundit që e shpëtuan edhe nga zemërata e familjarëve të 61-vjeçarit. Shumë prej tyre, me të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur, shkuan në vendngjarje dhe pritën derisa 41-vjeçari të dilte për ta sulmuar. Ata madje goditën edhe makinën e karabinierëve ku u fut vrasësi. Ky i fundit akuzohet për vrasje të rëndë me dashje. Provat kundër tij janë të shumta, nga dëshmitë e fqinjëve deri te thika që iu sekuestrua në banesë.

Miq e të afërm jashtë godinës ku u vra Ilirjan Minaj

Ilirjan Minaj ishte një njeri i qetë

Krimi tronditi mbarë komunitetin e qetë në qendër të Bibbiano. Hidhërimi është i madh. Ilirjan Minaj ishte një njeri i qetë dhe i sjellshëm. Jetonte në Reggio Emilia prej gati 20 vitesh me bashkëshorten Natasha dhe vajzën 19-vjeçare. Kishte vendosur të transferohej në zonën ku gjeti vdekjen, pasi aty kishte dhe të afërm të tjerë. Mes tyre edhe mbesën që kishte shkuar për të takuar, në momentin kur u vra. Merrej me punë të vogla dore dhe mirëmbante godina të ndryshme banimi. E shihje shpesh në lokal, duke biseduar me miqtë. Flisnin mbi të gjitha për sportin, që e donte shumë.

Në foto shqiptari Ilirjan Minaj

E shkuara e trazuar e Riccardo Stefanit

41-vjeçari Riccardo Stefani jetonte me nënën e tij të moshuar. Problemet me drogën dhe ato ekonomike i kishte të vazhdueshme dhe në të shkuarën kishte qenë shpesh protagonist i sherreve në publik. Ndaj tij kishte denoncime të shumta për grabitje nëpër dyqane të zonës, e për vandalizëm.

Pallati në qendër të Bibbiano-s ku ndodhi vrasja
Pallati në qendër të Bibbiano-s ku ndodhi vrasja

Hipotezat rreth dinamikës

Minaj hyri në ndërtesë rreth orës 23:00 dhe u drejtua për nga shtëpia e mbesës. Por te sheshpushimi i shkallëve takoi Stefanin. Të dy nisën të flisnin dhe debati u nxeh me shpejtësi. Nuk përjashtohet mundësia që ky nuk ishte debati i parë që palët kishin dhe një mëri më e hershme mund të jetë bërë shkak për përshkallëzimin e situatës. Minaj mësohet se e ndoqi Stefanin dhe goditi me forcë derën e shtëpisë së tij. Ndërsa ky i fundit u rikthye me thikën e kuzhinës në dorë dhe e goditi për vdekje. Nuk është e qartë nëse 41-vjeçari u rikthye në shtëpi për t’u fshehur, apo për t’u armatosur.

Momenti kur të afërmit e Ilirjan Minajt tentojnë të sulmojnë vrasësin

Parandalimi i hakmarrjes nga karabinierët

Ishte mbesa e Lilit që telefonoi menjëherë emergjencën, kohë kur Stefani u mbyll brenda shtëpisë së tij. Karabinierët, një moment që mbërritën në vendin e ngjarjes, arritën që ta bindin autorin të dorëzohej. Ndërkohë, një grup i vogël miqsh dhe të afërm të Minajt, pasi morën vesh se çfarë kishte ndodhur, u mblodhën jashtë ndërtesës. Dhe në momentin që oficerët dolën me Stefanin, ata u përpoqën ta sulmonin 41-vjeçarin, duke goditur disa herë makinën e karabinierëve. Megjithatë tentativa e tyre u bllokua nga forcat e shumta të policisë që kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

/a.r

Next Post
Rama ndan pamjet: Vijon puna për finalizimin e tunelit të Llogorasë

Rama ndan pamjet: Vijon puna për finalizimin e tunelit të Llogorasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In