• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkoi Gazi ke Baba (i Zenit)

by Martin Leka
08/02/2024 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Ky ishte lajmi i të gjitha mediave, të mëdha e të vogla, televizive e radiofonike, online e të printuara.

Tek rrugica e Salës, aty ku ka shtëpinë e gjendet në arrest, shkoi në ritualin e pasdites së cdo dite të foltores edhe Gaz Bardhi.

Kamerat e kishin fokusuar dukshëm, duke lënë në hije ata që cdo ditë bëhen kallkan poshtë ballkonit të Berishës.

Gazi dukej i vetëkënaqur, si lider, triumfator. Dallohej në gjestikulacione se ishte “stari” i rrugicës së “shpresës” mes disa dhjetëra fansave që shumica regjistrohen e bëjnë selfie që një ditë, me shpresë, ta kenë si “portofolin” e një krediti që do tu duhet për një punë në shtetin medemek të Foltores.

Se pse u bë lajm Gazi që shkoi poshtë ballkonit të Berishës, s’e kam kuptuar. Ndoshta në rutinën e bezdisëshme e të varfër politike, kjo mund të justifikohet.

Gaz Bardhi sot duket si një avion pa pistë. Do të duhet një gjeni të interpretojë sjelljet antropologjike të politikanëve të tipit të Gazit. Ishte vartësi kryesor i Lulzim Bashës. Sekretar i Përgjithshëm. Krahu i djathtë. Në betejën e “Vërsajës” së PD, Gazi ishte në “kështjellë” dhe dha ndihmesë në mposhtjen e pushtuesve foltoristë me në krye Sali Berishën. Janë të freskëta akuzat dhe epitetet e Gazit për liderin historik të PD. Që nga ato me terma të rënda, gjer tek ato limonadë. Kur Gazi iu drejtua Sali Berishës si “babai i Zenit”, shënoi fundin e një rruge ku Gazi e Saliu mund të bashkoheshin ndonjëherë. Por nuk thonë kot, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Këtë postulat ka patur parasysh Gazi kur një ditë mori rrugën për në rrugën e Salës.

Sjellja politike e Gazit nuk është thjeshtë sjellja politike e një individi. Ky është fenomen i sjelljes politike në Shqipëri, sëmundje e vjetër sa vetë demokracia e brishtë shqiptare e pak më shumë se këtyre 3 dekadave.

Braktisja e ideve dhe prevalimi i interesit personal, sin ë këtë rast, ka bërë që politika të jetë gjithnjë e më e vrazhdtë, gjithnjë e më larg qytetarëve e gjithnjë e më pak e pabesueshme.

Është kjo arësyeja që qytetarët nuk kanë besim tek politika. Është kjo arësyeja pse është në këtë gjendje opozita. Dhe është kjo arësyeja që për më shumë se tridhjetë vjet me radhë qytetarët janë detyruar të zgjedhur për ti udhëhequr “të keqen më të vogël”.

Sa për Gazin, askush nuk ka patur dyshim. Prototip i një pragmatisti të shëmtuar politik. Që për një karrige deputeti, është gati të shkojë ditë për ditë e pasdite për pasdite jo vetëm poshtë ballkonit, por edhe të “flejë” me Berishën. Nëse Berisha do të ishte si ai.

Next Post
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

"PS ka makineri perfekte"/ Sejamini: PD të lërë "revolucionet" dhe të përgatitet për zgjedhje!

Comments 2

  1. Leka says:
    2 years ago

    A mundet keta lloj politikanesh te drejtojne ata mijera intelektual qe jane out politikes ? Kjo eshte karakterustike themelire si u ndertua “demokracia”shqiptare ! Shpresa vdes e fundit

    Reply
  2. Nipi Alushit says:
    2 years ago

    Mjeshtër Martin, ke shkruajtur një esencë të karakterit të një pederasti (që duhet thënë shqip) që do të bëjë karierë në politikë me bythë e jo me aftësi të cilat i mungojnë.
    Ke bërë një mbyllje ekselente, si “Sa për Gazin …….”është gati të shkojë ditë për ditë e pasdite për pasdite jo vetëm poshtë ballkonit, por edhe të “flejë” me Berishën. Nëse Berisha do të ishte si ai.”
    Por këtë nuk kuptoj dot deri më sot, nga që Berisha është konservator i thekur, që pranon ndihmën e një pederasti të deklaruar i Gazmenda Bardhi.
    Siç duket, Berisha është në hall të madh.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

March 31, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“Jemi në gjysmë të rrugës…”, Netanyahu nuk jep afat për përfundimin e luftës me Iranin

March 31, 2026
Dubai dhe Irani…Si vazhdojnë bizneset e naftës mes tensioneve rajonale

Dubai dhe Irani…Si vazhdojnë bizneset e naftës mes tensioneve rajonale

March 31, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

March 31, 2026
“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In