• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ Në 1 javë vaksinohen 1500 mjekë e infermierë, së shpejti niset me të moshuarit mbi 80 vjeç

by Java News
23/02/2021 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda një jave në Shkodër kanë marrë dozën e parë të vaksinës së COVID, 1500 persona, mjek, infermier dhe të moshuar në azile. Së shpejti pritet të nisë vaksinimi në popullatë për moshën 80 vjeç e lart.

Në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit të të gjithë personelit spitalor ndërkohë pritet që të mërkurën të përfundojë vaksinimi i personelit të qendrave shëndetësore. Drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Xheni Halili tha se në 8 ditë janë vaksinuar deri tani 1500 persona, personel mjekësor, infermier , staf mbështetës në vijën e parë të frontit që rrezikojnë përballjen me personat me COVID 19.

“Sot është dita e tetë e vaksinimit në Bashkinë Shkodër për të gjithë rajonin e Veriut. Janë vaksinuar deri ditën e djeshme 1500 persona, personel mjekësor, infermier , staf mbështetës në vijën e parë të frontit që rrezikojnë përballjen me personat me COVID 19. Ndërkohë janë kryer vaksinimet për stafet e spitaleve e të gjithë qendrat e spitaleve”, tha Halili

Në një interviste për Report Tv, Xheni Halili shprehet se pas bluzave te bardha do jete radha e të moshuarve mbi 80 vjeç.

“Plani është që në vazhdimësi pasi të përfundojmë me qendrat shëndetësore të vazhdojmë me personat mbi 80 vjeç, listat e të cilave janë të gjitha gati. Ndërkohë nuk kemi akoma një plan në lidhje  për personat e tjerë të moshuar mbi 80 vjeç në rrethe të tjera të largëta si Mirdita ,Has e Bashkitë e tjera. Besoj se pas kësaj do vazhdojmë me personat mbi 70 vjeç  dhe më pas me kategoritë risk”, tha Halili.

Qarku i Shkodrës ishte i dyti pas Tiranës qe nisi procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të të moshuarve nëpër azile, ndërsa pritet të nisë vaksinimi në popullatë për moshën mbi 80 vjeç. Halili shprehet se për Shkodrën nuk janë në dispozicion vetëm 1500 vaksina, siç u raportua fillimisht, pasi çdo jave mbërrijnë doza të reja.

Shqiptarja.com

Next Post
Shtim i rasteve tek të rinjtë/ Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja, presim rezultatet nga Londra

Shtim i rasteve tek të rinjtë/ Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja, presim rezultatet nga Londra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In