• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtim i rasteve tek të rinjtë/ Rakacolli: Dyshime të forta për viruse të reja, presim rezultatet nga Londra

by Java News
23/02/2021 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi dyshime të forta që në Shqipëri qarkullojnë dhe variantet e tjera, por ende nuk ka ardhur konfirmimi nga laboratorët në Londër”. Kështu u shpreh zv.ministrja Mira Rakacolli në studion e Ditari në A2 CNN. Sipas saj kjo duket edhe në infektimin e më shumë njerëzve dhe të rinjve.

“Karakteristika është që infekton më shumë njerëz në të njëjtën kohë. Ai virus përzgjidhte të moshuarit, ndërsa tani kemi infektime në moshat e reja dhe në gjendje të rëndë. Këto kohë po demonstrohen fakte të tjera”.

Sa i takon vaksinimit, Rakacolli tha se janë edhe në bisedime me kompaninë Moderna, por edhe me vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit. Ajo deklaroi se procesi i vaksinimit mund të përmbyllet edhe para 14 muajve sikurse është objektivi për shkak të shtimit të dozave të vaksinave.

“Vaksinat do të jenë të certifikuara ne jemi në bisedime edhe për Modernën dhe ka vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit do të përdorim ato vaksina të certifikuara nga EMA e FDA dhe ato institucionet që është e sigurt.

Në krahasim me vendet e rajonit jemi mirë. Përditë po sigurojmë doza dhe po rrisim të vaksinuarit. Në skenarin më të mirë mendojmë me ato që kemi të sigurta që vaksinimi mbaron pas 14 muajsh që nga janari, por jemi më optimistë se mendojmë daljen e vaksinave të reja dhe Pfizer ka shtuar kapacitetet dhe besojmë shumë që do të arrijmë ta bëjmë dhe më përpara”.

Si drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se masat merren në bazë të të dhënave epidemiologjike, indikatorëve dhe në përputhje me situatën, duke shmangur pyetjen nëse do të kemi një karantinë tjetër. Krahasimi me një vit më parë, sipas saj nuk qëndron.

“Vendimet merren mbi bazën e të dhënave dhe atë që shkenca epidemiologjike na mëson. Këto masa merren në përputhje me situatën dhe si mund ta përballojmë me numrat që na paraqiten. Krahasimi me vjet nuk qëndron fare, nuk bëhet fjalë për raste ditore, por edhe mundësitë e sistemit shëndetësor.

Kjo ishte sëmundje që e kapi gjithë botën të papërgatitur, pa mjete  mbrojtëse pa sistem shëndetësor dhe ishte sëmundje që gjunjëzoi sisteme shëndetësore të konsoliduara.

Në atë kohë e vetmja mënyrë ishte parandalimi dhe ishte karantina, por kjo nuk mund të vazhdojë një vit. Ne duhet t’i përshtatemi kushteve të reja, duke përgatitur dhe spitale. Vendimi për t’u mbyllur ishte nga më të mirët që jo vetëm të mos binim në kolaps dhe i dhamë kohë sistemit të përgatitet e përballojë këto valë më së miri”.

Next Post
Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do marrin humbjen më të thellë me vota më 25 prill

Pse PS-ja e zgjodhi Metën president?/ Veliaj: I besoja naivisht, doja që e majta të mos përçahej!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In