• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkatërrojeni atë kukull, mund t’ju spiunojë!”

by Java News
20/02/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cayla, kukulla interaktive bëhet e paligjshme në vend, pasi zgjuarsia e saj mund të përgjojë të dhëna personale fshehurazi

Imagjinojeni situatën; nëna që shkatërron kukullën të cilën pak muaj më parë ia kishte dhuruar të bijës. Ajo që e habitur e pyet se çfarë po bën. Dhe nënë që përgjigjet: është një mjet spiunimi dhe shteti ka urdhëruar ta shkatërrojmë.

Kjo skenë e pazakontë rrezikon të bëhet realitet për një numër të madh familjesh gjermane. Në këtë shtet, autoriteti mbikëqyrës i telekomunikacionit ka shpallur të paligjshme Cayla-n, kukullën që flet. Jo vetëm nuk është më e mundur të blihet, por as të mbahet në shtëpi. ata që e kanë blerë duhet ta shkatërrojnë menjëherë.

Dhe arsyeja pse kjo kukull është shpallur e paligjshme është akoma më surreale; ajo akuzohet se mund të përdoret  si pajisje përgjimi. Sipas studiuesve, piratët kompjuterikë mund të përdorin pajisjen e pasigurt të bluetooth-it që i është vendosur këtyre kukullave, për të dëgjuar dhe folur me fëmijët e vegjël që luajnë me to.

Për ta kuptuar më mirë çështjen bëjmë një hap pas. Cayla është një kukull inteaktive, e gjatë 45 centimetra, që bën pyetje, dëgjon dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve të fëmijëve duke pasur qasje në internet.

Pra, nga njëra anë, për të folur, ajo bazohet në një seri frazash të programuara; nga ana tjetër regjistron dhe analizon bisedat dhe pyetjet që i adresohen, duke i konverton ato në tekst dhe pastaj përdor një pajisje për të kërkuar përgjigje në internet. Dobësia e programit të këtyre kukullave u zbulua për herë të parë në janar të vitit 2015.

Tani, Stefan Hesse një student gjerman i juridikut,  ka treguar se Cayla shkel ligjin e Telekomunikacionit (dhe Autoriteti garant për telekomunikacionin ka rënë dakord edhe në këtë vlerësim), sepse me këtë kukull është e mundur të lidhesh edhe duke qenë disa metra në distancë, duke aktivizuar mikrofonin dhe altoparlantin.

Problemi i sigurisë së lodrës, ose mundësia për ta përdorur si instrument përgjues nga të tretët në Gjermani konsiderohet shkelje ligjore.

Grupi i shpërndarjes së këtyre kukullave “My Friend Cayla”, “Vivid Toy” është shprehur më herët se mundësia e piratimit është e izoluar dhe se mund të bëhet vetëm nga specialistë. Me gjithë pretendimin e tyre se u përpoqën ta përmirësojë aplikacionin e këtyre kukullave, ekspertët paralajmërojnë se problemi ende nuk është riparuar./shqip/a.k

Next Post

FOTOLAJM/ Bashkim Fino i rikthehet punës në komision pas kurës në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com