• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrohet rrjeti që trafikonte emigrantë shqiptarë në Britani

by Java News
07/11/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrjet kontrabanduesish që u përpoq të dërgonte emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është shkatërruar në Greqi. Britania mund të jetë gati të largohet nga Bashkimi Evropian, por të dhënat tregojnë se ky vend vazhdon të joshë emigrantët e huaj.

Rrjeti i kontrabandës së njerëzve me bazë në Athinë është shkatërruar pas një operacioni që përfshiu autoritetet britanike, greke dhe shqiptare.

 

 

sputnik

Banda u ofronte emigrantëve shqiptarë pasaporta të rreme greke dhe qipriote në një përpjekje për t’i futur ata në Britani të Madhe.

Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë (NCA) kishte kuptuar se qindra përpjekje ishin bërë brenda një viti nga emigrantët, të cilët fluturonin përmes Spanjës, Italisë dhe Suedisë duke përdorur pasaporta të rreme dhe bileta udhëtimi.

Shtatë grekë dhe 13 shqiptarë u arrestuan dhe të gjithë do të ndiqen penalisht në gjykatat greke.

“Ky rrjet i organizuar kriminal mund ta ketë pasur bazën në Greqi, por në shënjestër kishte Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëvendësdrejtori i NCA Tom Dowdall.

“Zyrtarët tanë kanë qenë në gjendje të punojnë dhe të ndajnë informacione të rëndësishme me partnerët e tyre grekë për të realizuar këto arrestime” shtoi Dowdall.

“Ky operacion demonstron se sa shpesh duhet të punojmë larg brigjeve tona për të mbrojtur kufirin e Britanisë së Madhe dhe për arrestuar kriminelët e përfshirë në kontrabandimin e njerëzve “, shtoi z. Dowdall.

vula

‘Shërbimi i garantuar’
Banda premtonte një “shërbim të garantuar” dhe ofronte përpjekje të shumëfishta hyrjeje nëse ata refuzoheshin në përpjekjen e parë.

NCA nisi projektin “Invigor”, i cili siguroi informacion, nëpërmjet Europolit dhe policisë greke pasi hetonin burimin e pasaportave të rreme dhe dokumenteve të udhëtimit.

Më 31 tetor dhe 1 nëntor, policia greke ngriti disa adresa në Athinë, arrestoi 20 vetë dhe mbylli katër laboratorë të dyshuar për krijimin e dokumenteve ku u prodhuan dokumente të rreme.

Qindra pasaporta dhe karta identiteti u kapën së bashku me 55,000 euro (67,000 dollarë amerikanë) dhe një armë.

Banda gjithashtu siguronte dokumente të rreme për shqiptarët që ishin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u mundësuar atyre gjetjen e një pune duke u paraqitur si shtetas grekë, qipriotë ose boshnjakë.

Emigrantët nga Shqipëria
Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe shtetasit shqiptarë nuk lejohen të jetojnë ose punojnë në shtetet anëtare të BE-së, megjithëse dhjetëra mijëra jetojnë në atë që konsiderohet ekonomi e zezë në Greqi dhe Itali.

Në fund të viteve 1990 disa shqiptarë u paraqitën si refugjatë kosovarë që ikën nga lufta civile atje për të hyrë në Britani.

Shqiptarët do të hipnin në avionë për në Mançester, Liverpool, Newcastle dhe Edinburg dhe i kishin paguar trafikantëve rreth 4,000 Euro për dokumentet e rreme.

Next Post
Akuza për grabitjen e 30 mijë eurove në Itali, shpallet i pafajshëm “shqiponja e zezë”

Akuza për grabitjen e 30 mijë eurove në Itali, shpallet i pafajshëm “shqiponja e zezë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In