Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Mediat vendase raportojnë së kanë rënë në praga 9 persona.
Sipas hetimeve, droga nga zona e Bergamos u soll në Valle Camonica për t’u shitur më pas në këtë zonë. Operacioni Carabinieri, i drejtuar nga Prokuroria Publike e Brescia, identifikoi një laborator droge në zonën e Bergamos. Ndërkaq u sekuestruan 12.5 kg heroinë, 10 kg marihuanë dhe 70 mijë euro.
a.ç