• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkatërrohen pyjet në Munellë, rrëqebulli shkon drejt zhdukjes (FOTO)

by Java News
01/11/2016 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar për shkak të prerjes së pemëve.

Shkeljet janë vënë re nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri e cila ka zhvilluar një monitorim dy ditor në Munellë.

Ata kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore.

Pavarësisht moratoriumit, prerja e pyjeve vijon të mbetet një problem në vendin tonë. Tashmë që dimri është në prag, janë shtuar rastet e prerjes së paligjshme te pyjeve, për shkak edhe të ngrohjes me dru të banorëve.

Mali i Munellës, i cili ndan Pukën dhe Mirditën shquhet për bukuritë e tij përrallore, por prerja e pyjeve dhe zjarrvëniet e qëllimshme po e shkatërrojnë atë.

Inspektimi
Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit përfundimtar!

Gjatë një monitorimi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore.

Inspektimi u përqendrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë. Në këto zona, është vënë re prania e inidvidëve dhe makinerive që shfrytëzonin pa kriter masivet pyjore të Munellës. Veç kësaj, janë vënë re edhe kamionë të mbushur me lëndë drusore ahu dhe pishe, për lëndë punimi që nuk justifikohen si prerje për dru zjarri për nevojat e banorëve të bashkive të lartpërmendura. Shkatërrimi prej disa viteve i këtij habitati nuk ka ndalur edhe pas vendimit për Moratoriumin e Pyjeve. Situata paraqitet e njëjtë, sikurse në kohën kur Moratoriumi nuk ishte në fuqi.

Munella, kjo pasuri e madhe kombëtare dhe një strehë e shumë kafshëve të egra, ndër to edhe e Rrëqebullit të Ballkanit, një ndër llojet më të rralla të faunës në vend, i rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, po shkatërrohet dita-ditës.

Nisur nga situata e paraqitur në terren, PPNEA u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për të marrë masa të menjëhershme që të ndalin veprimtaritë shfrytëzuese në rajonin e Malit të Munellës dhe të vendosin para përgjegjësisë ligjore të gjithë shkelësit.

Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, e vetmja gjë që do ti mbetet Malit të Munellës do të jenë kujtimet e bukura të së shkuarës, pas humbjes së sigurt të të vetmes popullatë të mbetur të Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.
Shqiptarja/d.i.

257420257419257418257415_m

Next Post
Sa shqiptarë gjenden në burgjet e Europës, të burgosur sipas tabelës

Sa shqiptarë gjenden në burgjet e Europës, të burgosur sipas tabelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In