Ndërhyrja e policisë me ujë, pasuar edhe nga shiu, po shpërndajnë protestuesit. Një pjesë e mirë prej tyre janë pajisur me çadra e mushama, por ata po lëvizin drejt hyrjes së “Rrugës së Durrësit.”
Disa prej tyre janë strehuar jashtë bizneseve, të cilat janë të mbyllura.
Kujtojmë se protestues të maskuar sulmuan me gurë e molotovë efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Molotovët shpërthyen në këmbët e efektivëve dhe poshtë autobotit të ujit. Një grup protestuesish, të pajisur me çadra e mushama, vazhduan të hidhnin molotovë drejt policisë, ndërsa të tjerë nisën të largoheshin nga Ministria e Arsimit dhe marshuan te Kryeministria.











