• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkarkohet gjyqtarja e Korçës, fshehu 4 shtëpi, lokale dhe 200 mijë USD

by Java News
19/12/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Varur i Kualifikimit, pas një hetimi të thelluar, ka krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa të disa apartamenteve, ka fshehur edhe katër apartamente në Tiranë. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja e Korçës i ka fshehur apartamentet në emër të motrës, bashkëshortit të motrës, babait dhe një personi të paidentifikuar. Gjithashtu gjyqtarja ka fshehur një pjesë të një ndërtese katër katëshe, e deklaruar si banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Por Komisioni thekson se ndërtesa është luksoze dhe përbëhet nga 4 kate, ku kati përdhes është piceri, kati i parë lokal, kati 2 restorant, kati 3 verandë dhe bar lokal, ndërsa sipas preventivit të punimeve dorëzuar nga ana e personit të lidhur, rezulton se janë shtruar 390 m2 dysheme.

Zbulimi

Komisioni i Vetingut i ka zbuluar këto pasuri të fshehura pas një denoncimi anonim. “Referuar në sa më lart, pranë Komisionit, është regjistruar një denoncim anonim, duke denoncuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar disa pasuri që i përkasin asaj, si më poshtë: Apartament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës së subjektit znj. Ç. P. Apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës së subjektit. Apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait të subjektit. Apartament në Tiranë, nuk dihet në emër të kujt është vënë”, thuhet në vendim. Në vendimin për shkarkimin e gjyqtares, Komisioni thotë se informacioni i dhënë nga burimi anonim është i saktë. Pasuritë në fjalë kanë rezultuar në emër të të afërme të gjyqtares, të cilës nuk kanë të ardhura të ligjshme për t’i justifikuar. “Komisioni pasi shqyrtoi dhe analizoi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit dhe konstatimet e dala nga hetimi në lidhje me të gjitha rrethanat e faktit, arrin në konkluzionin se ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri që janë regjistruar në emër të motrës së subjektit, znj. Ç P., bashkëshortit të motrës së subjektit të rivlerësimit, znj. P. K. dhe babait të subjektit, z. V. P., të jenë pasuri të krijuara nga ana e subjektit të rivlerësimit për shkak se: Të dhënat mbi adresat dhe pronarët e këtyre pronave (motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit) sipas ZRPP-së Tiranë përputhen me të dhënat e denoncimit anonim të depozituar pranë Komisionit. Nga analizimi i të ardhurave të ligjshme të motrës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit të rivlerësimit, rezulton se ato nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga burime të ligjshme për të krijuar këto pasuri”, thuhet në vendim.

Fshehu edhe rreth 200 mijë USD

Komisioni i Varur i Kualifikimit thekson se gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur edhe rreth 200 mijë USD. Konkretisht gjyqtarja ka fshehur shumat 70 mije euro, 10 mijë euro, 2.000.000 lekë, 3.600.000 lekë, 4.006.722 lekë, 2.047.000 lekë dhe 804.000 lekë. Gjithashtu, pas hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtarja ka bërë deklarim të rremë për shumat 13.500 euro, 2.000.000 lekë, 5.056.000 lekë, 2.200 euro dhe 4.026.000 lekë.

Hetimi

Komisioni i Varur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa apartamenteve, ka fshehur edhe katër apartamente në Tiranë.

Paratë

Komisioni i Varur i Kualifikimit thekson se gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur edhe rreth 200 mijë USD. Gjyqtarja ka bërë deklarim të rremë për disa shuma parash, ndërsa nuk justifikon edhe 4 pasuri të tjera të paluajtshme.

Pasuritë e fshehura dhe të pajustifikuara të Entela Priftit:

Fshehur apartament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës Ç. P.
Fshehur apartament në Tiranë mbrapa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës.
Fshehur apartament në Tiranë përballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait.
Fshehur apartament në Tiranë, nuk dihet në emër të kujt është vënë.
Ka fshehur lokal bar, restorant, lokal bar dhe dysheme 390 m2.
Ka fshehur shumat 2.000.000 lekësh, 70.000 euro, 10.023 euro, 3.600.000 lekë, 4.006.722 lekë, 2.047.000 lekë, 804.000 lekë
Deklarim të rremë 13.500 euro, 2.000.000 lekë, 5.056.000 lekë, 2.200 euro, 4.026.000 lekë.
Nuk justifikon apartament banimi, me sipërfaqe 55 m2 në Korçë, 2.832.500 lekë.
Nuk justifikon apartament banimi duplex, me sipërfaqe 235 m2, në Korçë, 2.000.000 lekë, vlera reale është 7.253.745 lekë.
Deklarim i rremë shitja e makinës, tip “Renault”, në vlerën prej 450.000 lekësh.
Deklarim i rremë shitja e makinës tip “Benz Daimlerchrysler”, 6.000 euro, blerë 500.000 lekë.
Nuk justifikon banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë, 4.000.000 lekë, rikonstruktuar në vlerën 6.979.400 lekë. Banesa rezulton me sipërfaqe shtruar 390 m2.
Nuk justifikon godinë me sipërfaqe 519 m2 në Korçë./a.meta

Next Post
Plagosja e minatorit në Bulqizë, në pranga inxhinieri dhe tekniku

Projektligji/ Pensionet, ndryshojnë kriteret për minatorët, naftëtarët e metalurgët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

June 9, 2026
Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

June 9, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

June 9, 2026
Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

June 9, 2026
“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

June 9, 2026
Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

June 9, 2026
Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

June 9, 2026
VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

June 9, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Precedenti i rrezikshëm

June 9, 2026
“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In