• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projektligji/ Pensionet, ndryshojnë kriteret për minatorët, naftëtarët e metalurgët

by Java News
19/12/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektligj i ri është përgatitur kohët e fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe personeli përkatës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që parashikon të ndryshojë rregullat për shtesat në pensionet e minatorëve, naftëtarëve dhe punonjësve të sektorit të metalurgjisë.

Drafti ende nuk ka kaluar në Këshillin e Ministrave. Ai ka për qëllim të mbulojë me përfitime përpara kohës së mbushjes së moshës për pension, si dhe përfitime shtesë, mbi ato që akordohen nga ligji për sigurimet shoqërore për tre kategori mjaft të veçanta punonjësish, të cilët kanë punuar në miniera nëntokë, në industrinë e naftës, si dhe në punë me një shkallë vështirësie shumë të lartë në metalurgji.

Përfituesit
Përfitues të shtesave të veçantë për vështirësi pune, sipas këtij ligji, janë pensionistët që kanë përfituar pension edhe sipas ligjit të vitit 1966 për sigurimet shoqërore, por edhe atë të vitit 1993. Po kështu, projektligji vendos rregulla edhe për ata, që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë dhe do të plotësojnë kushtet e këtij ligji në vitet e ardhshme, punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji në profesione, punë shumë të vështira; shkrirje etj.

Përfitimi
Ish-punonjësit e kategorive të mësipërme përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi në profesion sipas këtyre koeficientëve: punonjësit e nëntokës, 1% të masës së pensionit të pleqërisë; punonjësit e industrinë së naftës e gazit dhe punonjësit e metalurgjisë 0.6% të masës së pensionit të pleqërisë.

Për ish-punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, trajtimi me përfitime përpara moshës he kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Për ish-punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë të konsideruara “punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, përcaktohet si moshë për dalje në pension mosha 55 vjeç për burrat dhe 50 vjeç për gratë; periudha përgjithshme e sigurimit duhet të jetë për burrat 30 vjet, për gratë 25 vjet dhe vjetërsia në punë të kategorisë së parë për burrat 15 vjet dhe për gratë 12.5 vjet.

Për ish-punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë që hyjnë në kategorinë e dytë mosha do të jetë për burrat 60 vjeç, për gratë 55 vjeç; periudha e sigurimit për burrat 30 vjet, për gratë 25 vjet dhe vjetërsia në punë të kategorisë së dytë për burrat 20 vjet; për gratë 15 vjet.

Ish-punonjësit që kanë punuar në metalurgji do të kenë moshë pensioni për burrat 60 vjeç, për gratë 55 vjeç; periudha e sigurimit për burrat 30 vjet, për gratë 25 vjet dhe vjetërsia në punë të kategorisë së parë për burrat 20 vjet, për gratë 15 vjet.

Përjashtimet
Duke u fokusuar në parimin e dhënies së një trajtim të veçantë financiar, i adresuar për profesione shumë të vështira, projekti që paraqitet për shqyrtim e miratim përjashton nga përfitimi punonjësit e industrisë mekanike të naftës. Nuk përfitojnë nga shtesat punonjës që kanë punuar në ndërmarrjet e naftës, por që nuk kanë patur lidhje të drejtpërdrejtë me punët në shpim-kërkimin, shpim-shfrytëzim, prodhimin, sizmikën, gjeofizikën kantieriale, transportin me naftësjellës dhe gazsjellës.

Kontributet
Duke qenë se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, skema është përcaktuar, duke vendosur edhe një kontribut shtese prej 5%, që duhet të paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktualë, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale, si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë.

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihen periudha në profesion, vetëm ato, gjatë të cilave është paguar kontributi i veçantë. Periudhat e sigurimit të pambuluara me kontribute të paguara në fondin e sigurimeve shoqërore nuk njihen të vlefshme për këtë projektligj.

Kontributi që do të paguhet këtej e tutje për mbulimin e përfitimeve të pensioneve për shkak të profesionit, përcaktohet në masën 5% të pagës bruto dhe ndahen 3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi.

Kontributi që paguhet për mbulimin e përfitimeve shtesë mbi pensionin e pleqërisë përcaktohet në masën 5% të pagës bruto dhe ndahet 2.5% nga punëdhënësi dhe 2.5% nga punëmarrësi./a.meta

Next Post
VIDEO/ Ndalet Dortmundi, Duseldorf i shkakton humbjen e parë sezonale

VIDEO/ Ndalet Dortmundi, Duseldorf i shkakton humbjen e parë sezonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

September 10, 2026
Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

September 10, 2026
Ekspertët promovojnë arsimin profesional: Ka mundësi të mëdha punësimi

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com