• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkarkimi” i Veliajt është një formalitet që buron nga paraburgosja dhe linçimi politik

by Mero Baze
23/09/2025 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i Këshillit Bashkiak nuk kishte surpriza. Socialistët mbështetën kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit për t’i hapur rrugë zëvendësimit të tij përmes zgjedhjeve të reja në Tiranë, në kushtet kur Tirana po kalon në një gjendje emergjence lidhur me menaxhimin e saj.

I pakuptimtë është dhe diversioni me anëtarët e Këshillit Bashkiak pse nuk i qëndruan “besnikë” Veliajt, pasi nuk ishte një betejë për të kuptuar sa këshilltarë ka Rama dhe sa Veliaj, por procedurë rutinë për të përmbushur kërkesën politike të qeverisë për zëvendësimin e kryetarit të Bashkisë.

Në kushtet kur kjo kërkesë i mbivendosej kërkesës së PD tre muaj më parë, nuk kishte vend as për betejë dhe as për moral.

E vërteta është se kemi dy beteja të ndryshme: betejën politike të Edi Ramës që i duhet një kryetar i ri bashkie për Tiranën dhe betejën juridike të Erion Veliajt i cili duhet të provojë jo vetëm pafajësinë e vet, por dhe procesin e linçimit politik ndaj tij. Mbledhja e sotme ishte një hap përpara për secilin në betejën e tyre. Edi Ramës iu hap rruga ta shkarkojë kryebashkiakun ndërsa Veliajt iu shtua një argument më shumë në kauzën e ndikimit të politikës në procesin ndaj tij, duke shtuar dhe injorimin e prezumimit të pafajësisë. Veliaj është i detyruar ta vazhdojë betejën deri në Strasburg, ndërsa Rama shpreson që ankimi mos ta vonojë aq shumë, sa ta kapë 2027 pa kryetar bashkie.

Kështu që sot drama nuk është aq e madhe sa duket sidomos në raportet mes Veliajt dhe PS. Kjo dramë është konsumuar më parë, tek ndikimi i fshehtë që njerëz të PS kanë në fabrikimin e fakteve ndaj tij dhe sidomos në procesin e linçimit fizik ndaj tij, nga ish-ministri i Drejtësisë Ulzi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve dhe forcave speciale që kanë krijuar një standard persekutimi ndaj tij, duke thyer çdo rekord të ngjashëm më parë me sjelljen ndaj një politikani në burg.

Erion Veliaj është ndoshta i burgosuri politik me më pak të drejta njerëzore në qelitë e burgjeve shqiptare, me regjimin më të rreptë dhe ofendues të izolimit dhe që po përballet me një sërë fushatash të orkestruara kundër tij, nga prokurorë të SPAK, nga Ministria e Drejtësisë, dhe fundërina të medias që paguhen nga ministra socialistë.

Ky është problemi real që Erion Veliaj ka me Partinë Socialiste dhe drejtësinë, dhe jo votimi i sotëm. Votimi i sotëm është proces rutinë, që e ka zanafillën tek fakti që socialistët e toleruan linçimin e tij politik duke bërë kokë turku vetëm Ulziun, i cili dhe ashtu turpëron çdo qeveri me shkollë të mesme.

Shikoni koston që po merr sot Shqipëria nga Bashkimi Europian për injorancën e dëshmuar në përgatitjen e Kodit të ri Penal për të kuptuar se ku kishte përfunduar Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë. Shikoni ceremoninë e largimit të tij nga detyra, ku më shumë derdhin lot gratë e politikanëve opozitarë, që nuk kanë qarë as për Metën dhe Saliun, aq shumë sa qanë për Ulziun

Tani që formalisht procesi i eliminimit të tij politik dhe administrativ u krye, tani që nuk është më as kryetar bashkie dhe as në proces hetimi, pra dosja ka shkuar në gjykatë, ai është formalisht njeriu më i papushtetshëm në botë që mund të ndikojë në prishjen e provave ndaj tij që janë mbyllur në gjykatë dhe që nuk ka më asnjë pushtet që mund të ndikojë mbi prokurorët apo të rrezikojë Ulziun.

Në këto kushte Gjykata e Lartë është në provë, pasi në fillim të Tetorit ajo duhet të shprehet për masën e sigurisë së Erion Veliajt. Nëse edhe pasi e kanë shkarkuar, edhe pasi e kanë linçuar, edhe pse janë mbyllur dosjet e hetimit dhe janë në gjykatë, ata e lënë sërish në paraburgim, atëherë ka pikëpyetje serioze mbi ndikimin e paligjshëm për ta mbajtur me çdo kusht brenda qelisë.

Tani të gjitha argumentet përse ai është paraburgosur kanë rënë. Ka mbetur vetëm urrejtja politike ndaj tij. Po ajo nuk është e shkruar në Kod Penal. Ka qenë tek Kodi i vjetër në komunizëm.

Next Post
Shkarkimi i Veliajt, Dash Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak

Shkarkimi i Veliajt, Dash Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

“Deputetët e ministrat të zgjidhen me short”, detaje nga propozimi me 5 pika i protestuesve

June 23, 2026
Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm

June 23, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

June 23, 2026
Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

June 23, 2026
E rëndë në Shkodër, hapet zjarr ndaj Policisë gjatë kontrolleve për kanabis, ndërhyn RENEA dhe FNSH

Operacion masiv në Krujë, qindra efektivë në terren, asgjësohen bimë narkotike

June 23, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

June 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In