• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Veliajt, Dash Shehi: Rama e heq ‘topin’ nga vetja dhe ja kalon Këshillit Bashkiak

by A R
23/09/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së, ish-deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se kryeministri Edi Rama, përmes mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, po e heq ‘topin’ nga vetja dhe po ja kalon Këshillit.

Komentet Shehi i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se nëse donte të shkarkonte Veliajn, Rama mund ta bënte këtë gjë vetë, përmes mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Shehi tha gjithashtu se nëse do të ishte i moralshëm, Veliaj duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen, derisa të përfundonte procesi gjyqësor i nisur ndaj tij.

Ai tha gjithashtu se brenda Partisë Socialiste ka pasur përplasje të fortë klanesh, ku klani i kryeministrit Edi Rama po përpiqet të eleminojë plotësisht atë të Veliajt.

“Unë them që kjo puna e Erion Veliajt duhet të kishte marrë një formë tjetër me kohë. Përsa i përket çështjeve proceduriale, mund të ketë pasur edhe gjëra të paligjshme. Mirëpo kjo është një temë politike, nuk është çështje procedurash. Edhe Veliaj vetë e ka zgjedhur gabim rrugën për t’u mbrojtur, sepse do të mbrohet përmes procedurave. Kjo është temë politike, i del për zot të përplaset me klanin tjetër që e ka rrëzuar, ta mbrojë veten nëse është i pastër, t’i denoncojë vetë këta të tjerët për çfarë kanë bërë. Se ai e di se ka qenë aty brenda. Ose është vetë pjesë e kësaj loje dhe unë besoj se ashtu është.

Veliaj duhet ta kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Unë do e kisha dhënë për vete. Nëse ti hyn në një procedurë gjyqësore, vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët nuk largohen, vijojnë atë pozicionin e vetë, vijojnë ta përdorin për t’u vetëmbrojtur. Kur në fakt ti në fakt duhet të japësh dorëheqjen nga këto funksione politike. Kur të mbaroj gjyqi pastaj rimerre edhe moralin edhe funskionin. Nuk e lëshojnë pushtetin, sepse me pushtet janë pasuruar.

Pastaj Rama me këto procedurat që ka bërë, i heq nga vetja e vetë dhe ja kalon Këshillit Bashkiak. Rama për të thënë se kjo është një çështje kolegjiale, ia kaloi Këshillit. Ndërkohë nuk kishte si të votonte ndryshe Këshilli, ishte marri. Këta kanë zgjedhur Omertan, kodin e mafies. Pra nuk flasin, për të mbrojtur familjet dhe njerëzit e vetë”, tha mes të tjerash Shehi.

Next Post
Mes incidenteve, Trump sulmon Kinë-Rusi në OKB, mbron Izraelin dhe kërkon Nobelin e Paqes

Mes incidenteve, Trump sulmon Kinë-Rusi në OKB, mbron Izraelin dhe kërkon Nobelin e Paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In