• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkarkimi i presidentit Trump, vazhdon paqartësia mbi gjyqin në Senatin Amerikan

by Java News
26/12/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump vijon të kritikojë ligjvënësit demokratë lidhur me ngritjen zyrtarisht të akuzave si pjesë e një procesi që synon shkarkimin e tij. Kritikat vijnë në një kohë kur Kongresi vazhdon të jetë i përfshirë nga një situatë ngërçi lidhur me procesin gjyqësor që duhet të zhvillohet në Senat.

“E majta radikale, demokratët që s’dinë të bëjnë asgjë thanë se donin ta çonin këtë gjë me shpejtësi në Senat sepse: “Presidenti Trump është kërcënim për Sigurinë Kombëtare”. Tani nuk duan të vazhdojnë me shpejtësi, por shumë ngadalë. Gënjeshtarë!”, shkruante zoti Trump në Twitter.

Në një votim sipas linjave partiake, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi të mërkurën e kaluar ngritjen zyrtarisht të dy akuzave ndaj Presidentit Trump, gjë që e bën atë presidentin e tretë në historinë 243-vjeçare të vendit ndaj të cilit ngrihen akuza për shkarkim. Zoti Trump akuzohet për abuzim me detyrën për përfitim politik si dhe pengim të përpjekjeve të Kongresit për të hetuar veprimet e tij.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e ka shtyrë për një afat të pacaktuar dërgimin e akuzave në Senat në mënyrë që të nisë procesi gjyqësor. Ajo ka thënë se nuk do të veprojë derisa Senati të përcaktojë rregullat mbi procesin.

Javën e kaluar, udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell hodhi poshtë thirrjet udhëheqësit të demokratëve në Senat Chuck Schumer për të dëgjuar dëshmitë e katër zyrtarë në Senat, përfshirë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton si dhe shefin e detyrë të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Mick Mulvaney. Këta zyrtarë nuk kanë pranuar të dëshmojnë gjatë hetimeve që kreu Dhoma e Përfaqësuesve që çuan në ngritjen e akuzave ndaj presidentit.

Megjithatë të hënën zoti McConnell i zbuti tonet dhe tha se republikanët nuk e kanë përjashtuar thirrjen e dëshmitarëve në Senat.

Krahas seancave dëgjimore me dëshmitarë kyç zoti Schumer ka kërkuar edhe paraqitjen e email-eve e dokumente të tjera që siç thotë ai “do të hidhnin më shumë dritë në vendimmarrjen e administratës lidhur me ndihmën financiare ushtarake ndaj Ukrainës”. /e.s/

Next Post
Dreri i Arktikut shpresë për njerëzimin, ka një enzimë që ndalon prodhimin e qelizave kancerogjene

Dreri i Arktikut shpresë për njerëzimin, ka një enzimë që ndalon prodhimin e qelizave kancerogjene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com