• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shkak varfëria! Një në tre lekë vitin e ardhshëm, për mbrojtjen sociale

by A R
07/11/2025 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një në tre lekë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm do të shkojnë për “mbrojtjen sociale”. Nga rreth 9 miliardë euro në total që përllogaritet buxheti i vitit 2026, rreth 3 miliardë euro do të shkojnë për kategori të cilat kanë nevojë për “dorën e shtetit”.

“Ka disa dukuri që po e vënë buxhetin në krizë dhe besoj se në të ardhmen do të bëhen edhe më të forta. Fakti që popullsia po plaket, numri i të moshuarave ka arritur në 700 mijë, rreth 12-14 mijë pensionistë i shtohen skemës. Vazhdimisht, buxheti është i kërcënuar për të financuar mbrojtjen sociale”, tha për A2 CNN sociologu Gëzim Tushi.

Fondi prej rreth 3 miliardë euro, vitin e ardhshëm, pritet të shkojë për rritjen e pensioneve, pagesën e ndihmës ekonomike apo papunësisë. Gjithashtu, një pjesë e parave do të shkojnë për vijimin e financimit të programit të “Bonusit të Bebes”.

“Ne e dimë që kemi rreth 40 për qind të popullsisë në varfëri dhe ato duhet të ndihmohen që të dalin nga aty. Po mbështetja më e mirë nuk është rritja e ndihmës ekonomike, por forcimi i ekonomisë në përgjithësi”, tha për A2 CNN, sociologia Eris Dhamo.

Po a e bën kjo mbështetje projektbuxhetin 2026 të cilësohet si social dhe ndryshe nga vitet e shkuara?

“Madhësia e këtij buxheti është e pamjaftueshme. Edhe në vendet ku pensionet në vendet ku pensionet janë më të mëdha, sërish ato mbeten të pamjaftueshme”, shtoi Gëzim Tushi.

“Kriza e çmimeve është ende nëpër këmbë. Të gjithë po bëhen më të varfër. Për mua nuk është se qeveria nuk ka mundësi, thjesht ajo nuk e ka vëmendjen këtu”, theksoi Eris Dhamo.

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të shpenzimeve në drejtim të mbrojtjes sociale në raport me totalin në Ballkanin Perëndimor. Kjo për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, e cila u zgjerua edhe më shumë nga kriza e çmimeve.

Next Post
VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

VIDEO / Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, Rama: Operacioni nuk do ndalet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In