• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shijak, 500 nxënës rrezikohen, dy shkolla drejt shembjes

by Java News
11/07/2018 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shkolla në Shijak rrezikojnë të mos jenë më. Rreth 500 nxënës bëjnë mësim me turne pasi institucionet arsimore prej vitesh i kanë lënë në mëshirë të fatit.

“Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim në shkollën 9- vjeçare “Muharrem Dollaku”. Tavani rrezikon të shembet e të zërë fëmijët brenda. Edhe pse kati i tretë është ndërtuar dhjetë vjet më parë dhe fondi ka qenë plot 20 milion lekë, punimet sipas inspektimit të bashkisë kanë qenë jashtë standardit ndaj dhe ky kat aktualisht ka dalë jashtë funksionit. Bashkia e Shijakut në anën tjetër kërkon fonde të reja në Ministrinë e Arsimit për të ndërtuar një tjetër shkollë.

Prindërit ndjehen të shqetësuar për jetën e fëmijëve. “Vijmë i sjellim fëmijët mbasdite, pasi kati i tretë nuk përdoret. Na kanë thënë që rrezikon të bjerë tavani. Nuk dimë ç’të themi sinqerisht situata është shqetësuese”, shprehet një nga prindërit.

Në anën tjetër, nëndrejtoresha e shkollës thotë se kërkesat janë dërguar si në bashki ashtu edhe në ministri, por situata nuk ka pasur ndryshime. “Kemi bërë ankesat tona si në Bashkinë e Shijakut ashtu edhe në Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës, por edhe në Ministrinë e Arsimit. Nga inspektimet e bëra kati i tretë nuk duhet të përdoret, pasi rrezikon të shembet tavani. Ne e kemi nxjerrë katin jashtë funksionit dhe bëjmë mësim mbasdite. Po presim të ndërhyhet”. u shpreh ajo. Fiks Fare i është drejtuar Bashkisë së Shijakut e cila me ligj duhet të ndërhyje për të përmirësuar gjendjen e objektit arsimor. Nënkryetarja Shpresa Domi shpjegoi se ky kat është bërë shtesë para dhjetë vitesh dhe fondi i akorduar nga Ministria e Arsimit në atë kohë ka qenë rreth 20 milionë lekë.

Por aktualisht nga inspektimet e kryera del se punimet janë kryer jashtë standardeve të kërkuara.”Bashkia ka kërkuar në ministri ndihmë financiare për të ngritur një shkollë tjetër pasi në godinën aktuale mungojnë edhe standarde të tjera siç është palestra apo edhe biblioteka. Aty nuk ndërhyhet dot kështu që jemi në pritje, ne vetë s’kemi fonde” u shpreh znj.Domi. Situata shqetësuese paraqitet edhe në Borakë të Shijakut. 140 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Adem Sabri” prej më shumë se një viti janë transferuar në një shkollë të Maminasit, pasi shkolla “Adem Sabri”është jashtë funksionit.

Sipas prindërve dhe fëmijëve në këtë godinë nuk është vënë kurrë dorë ndaj dhe godina është amortizuar. “Shkolla është ndërtuar para 40 vitesh dhe askush nuk ka vënë dorë. Arriti një pikë që fëmijët s’mund të bënin më mësim, pasi rrezikonte tavani t’ju binte sipër. Banjat janë jashtë funksioni dhe rrezikojnë të përhapin epidemi nga pisllëku” u shpreh një nga prindërit. Një tjetër shpjegon se edhe dërgimi i fëmijëve në Maminas nuk është zgjidhje pasi fëmijët nuk i zhvillojnë orët e plota. Ata shkojnë mbasdite dhe mësimi bëhet jo i plotë. Për më tepër që fëmijët i lë fugoni në mes të rrugës. ” Maminasi nuk është zgjidhje, ka patur shumë raste kur fëmijët s’kanë bërë fare mësim. Një tjetër problem është që fugoni i lë në rrugë madje kanë ndodhur edhe aksidente. Ne kemi kërkuar të rregullohet shkolla “Adem Sabri”, por asgjë nuk është bërë” është shprehur një tjetër prind. Edhe fëmijët thonë se nuk bëjnë mësim tamam mbasdite. Madje ka pasur raste që s’kanë zhvilluar asnjë orë. Ata thonë gjithashtu se duan të rregullohet shkolla e tyre.

Fiks Fare i është drejtuar Bashkisë së Shijakut, nënkryetarja Shpresa Domi e pranoi që shkolla është jashtë funksioni pasi mbi të nuk është vënë kurrë dorë. Por ajo tha se bashkia ka bërë një projekt dhe e ka dërguar për financim në Ministrinë e Arsimit pasi buxheti i bashkisë është shumë i vogël për të përballuar rikonstruksione të tilla. Madje ajo shtoi se projekti parashikon rindërtim, pasi godina aktuale ka nevojë për zgjerim si dhe për një palestër. ” Jemi në dijeni të situatës, por nuk kemi pasur fonde. Kemi bërë një projekt i cili në fakt parashikon një rindërtim sepse shkolla ka nevojë për zgjerim, pasi shkolla ka nevojë për palestër, tualetet etj. Presim nga Ministria e Arsimit financimin” tha nënkryetarja Domi. Top Channel

ma.me

 

Next Post
Fotot e sikletshme që VIP-at shqiptarë s’do donin të ekzistonin

Fotot e sikletshme që VIP-at shqiptarë s'do donin të ekzistonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In