• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

by Ardit Rada
07/04/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pasi ka vjellë vrer në dyert e Brukselit e Strasburgut duke kërkuar bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, opozita  tani po përpiqet të na bindë se fati europian i vendit u përmbys nga votimi për një kërkesë të SPAK në Parlament dhe nga emri i një ish-ministreje. Një rrëfim i lehtë për t’u përtypur, por larg realitetit kur kemi parasysh çdo lobim të mundshëm të PD-së kundër integrimit. Madje duke u shfaqur si “një mik që ia do të mirën” BE-së aq sa e quan vendin e saj ‘narko-shtet’ e të tjera mallkime që i kanë shkuar në mend Sali Berishës me shokë.

E vërteta është se procesi i integrimit në Bashkimi Europian nuk funksionon si një kronikë e zezë, ku një vendim parlamentar në Tiranë prodhon automatikisht alarm në Bruksel. Integrimi është politikë në formën e saj më të pastër: interesa shtetesh, kalkulime të brendshme, presione të jashtme dhe mbi të gjitha, lobim. Dhe pikërisht këtu fillon të shembet narrativa e servirur si “konkluzion përfudimtar” nga PD.

Sepse nuk është hera e parë që vende si Gjermania apo Holanda shprehin rezerva për Shqipërinë. Nuk është hera e parë që Bullgaria apo Greqia përdorin çështjet e minoriteteve dhe pronave si instrument presioni. Këto janë kapituj të vjetër të kësaj historie, jo zhvillime të papritura që lindën nga një votim parlamentar për një ministre. Kush e njeh procesin, e di se “flamujt e kuq” në Bruksel janë shpesh sinjale politike, jo vendime të diktuara nga një episod i papritur.

Por ajo që lihet me qëllim jashtë kësaj tabloje është më thelbësorja: lobimi. Është fakt publik se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe rrjetet e saj në PPE kanë zhvilluar një aktivitet të vazhdueshëm për të kushtëzuar, në mos për të ngadalësuar, rrugën europiane të Shqipërisë. Në korridoret e Brukselit nuk flitet vetëm për reforma dhe standarde, por edhe për ndikime dhe interesa. Dhe kur këto interesa përplasen, çdo pretekst bëhet i vlefshëm: sot IPARD, nesër minoritetet, pasnesër klima e biznesit.

Në këtë kontekst, emri i ish-ministres nuk është shkaku, por mjeti. Një simbol i zgjedhur për t’i dhënë fytyrë një procesi shumë më kompleks. Sepse është më e lehtë të thuash “një individ po mban peng vendin”, sesa të pranosh se integrimi varet nga një ekuacion i ndërlikuar politik ku Shqipëria është vetëm një pjesë e lojës. Dhe ku kontributi i opozitës do të ishte gjëja më normale, jo vizatimi i vendit si urë trafiqesh drejt BE.

Edhe pretendimi se mazhoranca ka “mbrojtur” ish-zv.kryeministren nga drejtësia në fakt bën masë me faktet. Që prej ngritjes së SPAK, janë në shumicë zyrtarët e lidhur me qeverinë ata që kanë përfunduar nën hetim, arrest apo dënim. Një realitet që nuk përputhet me narrativën e një sistemi të kapur, por me një drejtësi që për herë të parë po godet edhe brenda vetë pushtetit. Nëse do të kishte një ndërhyrje brutale politike, kjo panoramë nuk do të ekzistonte.

Nga ana tjetër, ideja se parlamenti shqiptar, me një votim, mund të ndryshojë kursin e vendimmarrjes në BE është një keqkuptim i madh ose një manipulim i qëllimshëm. Institucionet europiane nuk reagojnë me emocione ndaj episodeve të izoluara, por me matematikë. Dhe kur ka shqetësime reale për fondet apo për sundimin e ligjit, ato adresohen në mënyrë institucionale, jo përmes gojës së Sali Berishës apo ndonjë tjetri brenda radhëve të vetë PS që për hatërmbetje personale është gati të djegë jorganin me gjithë shtëpi. E vërteta është sa dramatike, aq edhe e qartë: Shqipëria është në një fazë ku çdo hap drejt BE-së kalon nëpër filtrin e interesave të 27 shteteve. Çdo vend ka kërkesat e veta, rezervat e veta dhe momentin e vet politik..

Prandaj historia që përpiqet të shitet nuk është thjesht e gabuar, por e rrezikshme. Sepse zhvendos vëmendjen nga problemi real. Nga një proces i ndikuar nga politika dhe lobimi, drejt iluzionit se mjafton një emër për ta fajësuar dhe shpjeguar gjithçka. Dhe kjo është hileja më e vjetër nga armiqtë e vërtetë të Perëndimit në Shqipëri: T’i çosh njerëzit deri në budallepsje! Pastaj në atë nivel opozita është eksperte dhe mund të bëjë jo pak zullume.

Qoftë edhe përmes fjalës.

Next Post
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

Comments 1

  1. leka says:
    7 months ago

    I vetmi shtet ne bote dhe jo vetem ne BE ku opozita e ufhehequr nga antishqiptari me i urryer i te gjitha kohrave pra nga Sali Berisha qe lobon kunder interesit kombetar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In