• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shifrat alarmante: Gjatë vitit 2018 u vranë 94 gazetarë

by A R
31/12/2018 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, thotë se numri i gazetarëve të vrarë është rritur gjatë vitit 2018. Sipas një raporti të publikuar më 31 dhjetor, thuhet se 94 gazetarë dhe punonjës të mediave kanë vdekur nga vrasje e shënjestruara, sulmet me bomba dhe konfliktet e ndryshme, gjatë vitit 2018.

Ky numër shënon një rritje nga viti 2017 ku ishin raportuar 82 vrasje të gazetarëve, njoftoi organizata me seli në Bruksel.

Vendi më vdekjeprurës në vitin 2018 ishte Afganistani, ku ndodhën 16 vrasje, pasuar nga Meksika më 11, Jemeni me 9 dhe Siria me 8.

“Gazetarët janë të shënjestruar sepse ata janë dëshmitarë”, i tha agjencisë AP, kreu i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth.

“Kur një gazetar apo shumë gazetarë vriten në një vend, si rezultat, ju shihni një rritje të vetë-censurës”, tha Leruth.

Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është më i larti që nga viti 2012 kur 121 persona që punonin në media u vranë.

Që nga viti 1990 kur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve filloi të mbledhë statistikat, viti me më së shumti vrasje të punonjësve të mediave ishte 2006, ku u raportuan 155 vrasje.

Vrasja me profilin më të lartë gjatë vitit 2018 ishte ajo e gazetarit saudit njëherësh kolumnist në “Uashington Post”, Jamal Khashoggi. Ai kishte leje qëndrim të Shteteve të Bashkuara. Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale.

“Jamal Khashoggi ishte një figurë shumë e njohur, por ju e dini, statistika më tronditëse është se 9 nga 10 vrasjet e gazetarëve mbeten të pandëshkuara në botë”, tha Leruth.

Grupi i të drejtave të medias Reporterët pa Kufij (RSF) më 18 dhjetor tha se 2018 ishte një vit i armiqësisë së “paprecedent” ndaj gazetarëve në mbarë botën.

Raporti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve përforcon gjetjet e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili tha në tetor se 324 gazetarë gjatë dekadës së fundit janë “heshtur nëpërmjet vrasjeve në mbarë botën” dhe se asnjë autor nuk është dënuar në më shumë se 85 për qind të atyre raste.

/a.rada

Next Post
Dorëhiqet zëdhënësi i Vatikanit, mister arsyet e vendimit

Dorëhiqet zëdhënësi i Vatikanit, mister arsyet e vendimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com