• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shifra tronditëse: Në 2016-ën u arrestuan 1100 persona me armë pa leje

by A R
07/02/2017 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij me banorët e Burrelit, në kuadër të misionit sensibilizues për dorëzimin e armëve tha se për disa është modë të bësh gangsterin.

“Duke ju parë në fytyrë, më kujtohet dhe mua vetja kur isha në gjimnaz: 23-24 vite më parë doli si modë që dukeshe më trendy, më gangster nëse nuk e merrje fare çantën, librat, mbaje një fletore në xhep, edhe atë fletoren e lije poshtë bankës për ta gjetur të nesërmen po aty, e kështu me radhë. Dukej një tendencë e modës nëse shtyheshin kufijtë e ligjit, apo nëse nuk i përkushtoheshe aq shumë mësimeve. Dhe kjo e gjitha kishte të bënte me modelin në fakt”, tha Tahiri.

Ai shtoi se sot, ka shumë njerëz që armën e kanë mbajtur sepse nuk ekzistonte Shteti. “Sot sfida jonë është: ejani të punojmë të gjithë bashkë për të bërë një shtet më të fortë, pa pasur nevojë që secili të mbajë armën për t’u mbrojtur. Ka shumë njerëz që arma u ka mbetur aty dhe nuk e kanë dorëzuar për shumë arsye, njëra prej të cilave se dënoheshe nëse kishe armë. Ja përse ne kemi miratuar një ligj në Parlament, dhe nga sot e për disa kohë (30 prill 2017) nuk do të dënohen ata që e dorëzojnë në mënyrë vullnetare armën”, vijoi ai.

“T’ju jap një statistikë që ndoshta ju vlen ta kuptoni. Vetëm vitin e kaluar Policia ka arrestuar mbi 1100 persona për “Armëmbajtje pa leje”, pra me armë pa leje. 1.100 persona janë realisht shumë, më shumë se 3 në ditë. Janë 1.100 njerëz të cilët do kenë probleme në të ardhmen e tyre për shkak të veprës penale që kanë kryer. Pra një gabim i momentit i kushton të ardhmen një njeriu. Por këta 1.100 janë ndërkohë dhe kambana më e madhe e alarmit për problemin që kemi dhe atë që duhet të bëjmë lidhur me armët pa leje, lidhur me domosdoshmërinë për t’u bërë të gjithë bashkë që ky të mos jetë më një problem”, nënvizoi Tahiri. /b.d

Next Post
Manjani i përgjigjet Lutajt: Rilindasi ‘koti’ të kërkojë analizat e kryetarit

Manjani flet për PS-LSI: I uroj koalicionit "shërim të shpejtë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com