• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shi me baltë” i Mero Bazes, një libër me poezi që i këndon humbjes

by A R
23/12/2024 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ky libër me poezi, kjo poemë elegjiake, me të katër pjesët e saj, i këndon humbjes, asaj të përgjithshmes dhe asaj vetjakes, asaj të përbotshmes dhe asaj të përveçmes, asaj të priturës…” – kështu e përshkruan gazetarja Monika Stafa vëllimin me poezi “Shi me Baltë” të Mero Bazes, në programin “Vitrina e Librit.”

Gjatë intervistës, autori theksoi se poezia e tij nuk është mirëfilli produkt i një laboratori krijues, por i përjetimeve vetjake. “Është një poezi që mbështetet mbi gjërat që unë kam përjetuar dhe kjo është edhe arsyeja që po pëlqehet. Shumica e asaj që quhet produkt letrar sot, është më shumë një formë meditimi dhe përpjekje për sofizma intelektuale,” u shpreh Baze.

Në vijim, ai ndau shqetësimin e tij lidhur me ndikimin e kulturës së konsumizmit tek të rinjtë sot – një temë që pasqyrohet edhe në poezinë e tij. “Ne duhet t’i kthejmë brezat e rinj me këmbë në tokë. Duhet t’i kthejmë atje ku ne e kemi nisur. Të gjitha këto që shohim sot – krimet në rrugë, vrasjet – vijnë mes të tjerash nga fakti se po rritet një brez pa fëmijëri. Një brez pa dashurinë për njerëzit e afërt, për familjen, për vendin ku kanë lindur, për mënyrën se si janë rritur. Po rritet një brez konsumist, të cilët mendojnë se të kesh ca lekë është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Thelbi i kësaj, është për t’i ballafaquar ata [të rinjtë] me vlerat me të cilat jemi rritur dhe të cilat, edhe për fajin tonë, ata nuk i gjejnë më.”

Përmes këtyre reflektimeve, “Shi me Baltë” bëhet jo vetëm një vëllim poetik, por edhe një thirrje për të rikthyer vlerat e humbura në një shoqëri që duket se po i largohet gjithnjë e më tepër rrënjëve të saj.

Next Post
Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

Shqipëria mbyll TikTok – ”The Telegraph”: Ndalimi i parë i këtij lloji në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In