• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogu: PS ka vendosur në listën e hapur kandidatë me peshë elektorale! Në Tiranë marrim 20 mandate

by E S
22/04/2025 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka vendosur në listat e hapura për zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidatët me peshë elektorale.

Prioritet është jo vetëm fitorja e zgjedhjeve, por edhe marrja e një mandati të fuqishëm për të realizuar projektin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kështu u shpreh deputeti dhe njëkohësisht kandidati i PS për qarkun e Tiranës, Toni Gogu, i cili garon në listën e hapur dhe nuk e sheh si negativitet, rrezik apo luftë të brendshme, por si motivim.

“Në listën e hapur vendosën kandidatë me peshë dhe madje po të shohësh janë deputetë aktualë. Ndryshe do prishej edhe gara. Madje kam marrë edhe komplimente nga një përfaqësues gjerman për kandidimin në listën e hapur, pasi më tha se “aty vendosen ata që kanë peshë” në elektorat. Programi i PS është vazhdimësia, e kemi në zemër, në gojë dhe pse jo në lutje, përballë elektoratit. Ka një program që e ka hartuar sekretariati i PS-së, i hartuar, pra një dokument. Kemi kapituj të qartë për të gjitha fushat”, u shpreh Gogu në lidhje me vështirësinë e garës elektorale për të.

Kurse për objektivin ai theksoi se është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Ne i tregojmë elektoratit se sa e rëndësishme është të bëhemi pjesë apo të anëtarësohemi në BE. Jemi në të njëjtin moment historik siç kanë qenë edhe vendet e tjera para nesh e që janë anëtarësuar. PS është e qartë se ku po shkon dhe është strategji”, tha ai për Report Tv.

Gogu nuk komentoi deklaratat e fundit të kryesocialistit Edi Rama, për termat “çyrykë dhe autikë politikë” për kundërshtarët, teksa dy të ftuarit e tjerë i cilësuan edhe si ofendime apo fyerje.

“Sa i përket deklaratave të kryeministrit për ato që akuzohet si fyerje, duhet të dëgjohet konteksti i tyre në të cilën është thënë, pasi nuk kam pasur mundësinë që t’i ndjek. Ne, PS dhe kryeministri, po flasim për gjëra konkrete, ato që kemi bërë, ato që duhen bërë dhe që s’janë bërë”, tha deputeti aktual i PS-së, që kërkon një mandat të ri.

Teksa të pranishmit në panel i vunë në dukje se mazhoranca ka 12 vite në pushtet që e kanë çuar edhe drejt konsumimit politik, Gogu e kontestoi, duke bërë pak edhe ‘profetin’ për qeverisjen dhe për 20 mandate në Tiranë:

“Ne jemi prej 12 vjetësh, mund të jemi 16, por mund të jemi edhe 20 vite. Ne marrim aq mandate sa na japin shqiptarët. Unë mendoj se mandati i 19 në Tiranë është realitet, i arritshëm, por ne do marrim 20 mandate në Tiranë, shikojmë edhe mandatin e 20-të dhe këtë e tregojnë edhe sondazhet. PS e ka treguar në fushatat elektorale të fundit se i fiton zgjedhjet përballë opozitës dhe me rritje në rezultate”.

Gogu renditi edhe arritjet e qeverisë në 12 vite dhe ato së fundmi që po e çojnë edhe drejt negociatave në vitin 2027 dhe rrugës së integrimit në BE, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe deri vendimin e Unionit për të hapur në Tiranë zyrën e Bankës së Investimeve Europiane.

Gazetarja Esiona Konomi nxori në pah faktin se për Gogun më e vështirë ishte lufta e brendshme në PS, sesa ajo përballë kundërshtarit të PD-së.

“Mendoj se zoti Gogu ndihet më rehat me kundërshtarët në opozitë, sepse në zonën ku garon për deputet ka përballë Adriana Kalanë, por ai e ka luftën me ata brenda, pasi konsiderohet si nga “ata të njerkës dhe jo të nënës”, pasi është në listën e hapur për deputetë”, tha gazetarja mes të tjerash në analizën e saj, duke shtuar se tani rrezik për partitë e mëdha janë edhe partitë e reja dhe të vogla, kryesisht në Tiranë.

Endri Tafani ngriti shqetësimin për dy nga shprehjet e kryeministrit Rama apo metaforat e ekzagjëruara në tubimet elektorale, “çyrykë dhe autikë politikë”.

“Mënyra e diskursit të Ramës në publik është fyes dhe i pamoralshëm, me shprehjet bufi i kënetës apo fjalën autik. Autizmi nuk duhet të përdoret në atë lloj forme. Ndërkohë që sot në Shqipëri, edhe si program social, është problem i pazgjidhur autizmi”, tha ai.

Për Tafanin, pjesa më e madhe e votës së PS nuk vjen për shkak të qeverisjes së saj më të mirë, por sepse përballë është Sali Berisha.

“Unë mendoj se një pjesë e mirë e votës nuk vjen për PS-në, por sepse janë kundër Berishës, Narrativa e ka sjellë në këtë situatë, kjo është analiza, kur nuk kërkohet shumë llogari për qeverisjen, me gjithë këto skandale, ministra e zyrtarë në burg, nuk ka qeveri në botë që i mbijeton. Kjo ka krijuar një lloj narrative dhe nuk arrin të futesh dot në thelbin e problemit”.

Edhe gazetarja Konomi ndau të njëjtin mendim, duke theksuar se qeverisja nuk ka qenë më e mirë për të pasur votën më 11 maj, por ka faktin se përballë i ndodhet një opozitë e dobët.

Next Post
Publikohet video, momenti kur presidenti i klubit argjentinas merr ryshfet

Publikohet video, momenti kur presidenti i klubit argjentinas merr ryshfet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Ka shume mundesi,cdo gje munde te ndolle,ju hajdutet e k/hajdutit keni shume para.Edhe ti,para se beheshe deputet ishi prift,pore je nder hajdutet famoze,ne taksat e shqiptarve,qenie e gjalle e ndyre.Ju njihni vetem parane,jeni te pa shpirte,ju i rendoni edhe tokes,jeni te urryer,e te mallkuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In