• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shet pikturat për të blerë ilaçet e sëmundjes së rrallë, mesazhi i fortë I nxënëses së talentuar

by Java News
22/09/2019 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yllka është një nxënëse nga Prishtina që vuan nga një sëmundje e rrallë, por me një talent shumë të madh.

Ajo pikturon dhe i shet ato për të blerë ilaçet që i nevojiten. Sipas mediave kosovare, ilaçet që ajo përdor kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës.

“Çdo para që e kam prej pikturave, nëna m’i ka siguruar veç për terapi.  Terapia mujore shkon deri në 1000 euro.  Por më shumë nuk di, pasi nëna nuk më tregon”. I falënderoj të gjithë. Ia kam arritur  përmes pikturave të siguroj terapinë”, thotë Yllka që vuan nga Fibroza Cistike.

Ajo aplikon artin me pika, një metodë e re që përdoret sot shumë në  botë.

“Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha, por më shumë më pëlqejnë ato të vogla sepse dalin më mirë, më të mbushura”, tregon ajo.

Yllka thotë se ka vendosur të ndjekë  një kurs të artit me pika dhe ka një vit që ka filluar të shesë pikturat e saj.

Nëna e saj thotë se kohët e fundit pikturat e Yllkës nuk po shiten si në fillim.

“Në qoftë se ka të interesuar për të blerë piktura, Yllka mund ta sigurojë terapinë… Kostoja mujore e terapisë është shumë e lartë. Ajo kushton nga 1, 600 deri në 2,100 euro. Varet si e gjejmë, pasi në Kosovë nuk ka terapi të tillë. Ajo mund të sigurohet vetëm në Gjermani, Itali, Zvicër apo në Amerikë”, thotë e ëma e vajzës.

Yllka ndjek mësimet në klasën e nëntë në Shkollën fillore ‘Dardania” në Prishtinë dhe është nxënëse e shkëlqyer.

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta, por vlerësohet se janë rreth 100 fëmijë që vuajnë nga  Fibroza Cistike, një sëmundje e rrallë që prek organet e brendshme, kryesisht mushkërinë.

Pas shumë kërkesave nga familjarët, më 20 shtator Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ilaçet për Fibrozën Cistike t’i fusë në listën e barnave esenciale. /l.m

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In