• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shes Yamaha X Max…’/ Si e gjeti oficeri në Google motorin që portugezi përdori për vrasjen e Nikulajt

by Java News
27/04/2023 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia në gjurmë të motorit, i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, ka qenë një rastësi. Në një moment kur policia dhe prokuroria e Lezhës, ishin në udhëkryq pasi kishin në tavolinë vetëm pamjet filmike dhe siluetën e personit që qëllon dhe largohet.

Për 48 orë me radhë policia ishte e paqartë dhe nuk kishte asnjë person të dyshuar, ndërkohë që pistat hetimore përshtjelloheshin me njëra-tjetrën, duke krijuar konfuzion mbi gjetjen e emrave që kishin kryer dhe organizuar vrasjen.

Një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.

Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por fatmirësisht edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes ‘M….J…’.

Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.

Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim.

Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro.

Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim. Zbulimi i emrit të vajzës, çoi në ngritjen e dyshimeve të forta se vrasja e Nikulajt kishte të bënte me gjakmarrjen.

Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri.

Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.

Por Edmond Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.

Policia dhe prokuroria ka pasur informacion se motori fshihej në Kakarriq, pasi gjatë kontrollit në dy anët e lumit Drin, janë gjendur gjurmë të gomave të mjetit.

Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, rreth 100 metra larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq.

Tashmë për këtë çështje me vendim të gjykatës së Lezhës, është bërë shpallja në kërkim e Edmond Haxhisë, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim kryer për gjakmarrje”, vepër kjo e cila parashikon një dënim prej jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm./m.j

Next Post
Abazoviç thirret në seancë dëgjimore nga deputetët malazezë: Votoi pro Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Abazoviç thirret në seancë dëgjimore nga deputetët malazezë: Votoi pro Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In