Është shkarkuar nga detyra Sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj.
Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas konfliktit që Tragaj pati me kryetarin e Partisë Socialiste Durrës, Luan Zaza.
Votimi për shkarkimin e tij u bë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit.
Pas shkarkimit, ai deklaroi se shpresonte që votimi kundër tij të ishte vendimi i fundit politik që votohej në këtë sallë. Në vend të tij u votua sekretarja e re, Dorina Milja.
/a.r