• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

by A R
04/02/2026 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shifrat aktuale të paraburgimit, Shqipëria nuk po u garanton qytetarëve të saj të drejtën për liri dhe siguri personale, ndërsa kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ky ishte mesazhi i qartë i disa prej emrave më të njohur të drejtësisë evropiane, të angazhuar nga qeveria shqiptare në procesin e konsultimeve për reformimin e politikës së paraburgimit, një problematikë që prej vitesh kritikohet edhe nga institucionet perëndimore.

Dy dokumente voluminoze, rreth 60 faqe gjithsej, të siguruara nga gazeta TemA janë përgatitur nga gjyqtari belg Theo Byl, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë të Italisë, Nicola Lettieri, si dhe gjyqtari portugez Filipe César Marques. Raportet u prezantuan në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe apeli ishte i prerë: paraburgimi duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe jo praktikë rutinë, me kufij ligjorë të përcaktuar pa ekuivok.

“Zgjidhja nuk është ndërtimi i burgjeve të reja. Mund të ndërtoni sa të doni burgje, por përgjigjja qëndron te politika penale dhe mënyra se si reagon një shtet ndaj këtyre çështjeve”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, duke shtuar se gjykatat kanë barrën të argumentojnë qartë pse një person duhet të mbahet në paraburgim.

Një nga rekomandimet kryesore është kufizimi i veprave penale për të cilat mund të kërkohet masa e paraburgimit. Ekspertët propozojnë shtimin e tre paragrafëve në nenin 232 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohet se paraburgimi mund të urdhërohet vetëm për krime për të cilat parashikohet dënim maksimal jo më pak se pesë vjet burg.

Sipas Nicola Lettierit, aktualisht mungon një prag i qartë ligjor, çka lejon që paraburgimi të kërkohet dhe të miratohet pothuajse për çdo vepër penale, në kundërshtim me logjikën e vetë kodit. “Nuk është koherente që masat më pak ndëshkuese të kenë më shumë kushte sesa paraburgimi”, vëren ai.

Një tjetër ndryshim thelbësor i propozuar lidhet me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale: heqja e togfjalëshit “dyshim i arsyeshëm” dhe zëvendësimi i tij me formulimin “baza të arsyeshme për prova apo indicie”. Po ashtu, asnjë gjykatë nuk duhet të japë masën “arrest me burg” pa një arsyetim të plotë dhe të individualizuar se pse masat alternative nuk janë të mjaftueshme. Vendimet standarde apo “copy-paste” konsiderohen në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu uljen e afatit maksimal të paraburgimit, i cili aktualisht arrin deri në tre vjet. Për vepra më pak të rënda, paraburgimi mund të kufizohet në një vit, ndërsa për vepra të rënda në dy vjet. Theksi vihet te përdorimi më i gjerë i masave alternative, si monitorimi elektronik, garancia pasurore, arresti shtëpiak, detyrimi për paraqitje apo ndalimi i largimit nga vendi.

Në dokumente theksohet se barra e provës për vazhdimin e paraburgimit duhet t’u takojë autoriteteve dhe jo të pandehurit, ndërsa prokurori ka detyrimin ligjor të kërkojë edhe prova në favor të personit nën hetim. Po ashtu, rekomandohet përshpejtimi i hetimeve, të cilat në Shqipëri shpesh zvarriten pa afat, përmes rritjes së kapaciteteve institucionale në prokurori, gjyqësor dhe polici.

Mesazhi përfundimtar i ekspertëve evropianë është i qartë: zgjidhja nuk është ndërtimi i më shumë burgjeve, por ndryshimi i politikës penale dhe i një mentaliteti të trashëguar, që e ka shndërruar paraburgimin nga përjashtim në rregull.

Next Post
82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga 'Masakra e 4 Shkurtit', Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

August 20, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

“Vizitoni shtegun epik të Ballkanit”, CNN Travel: Një nga mrekullitë e fundit të virgjëra të Europës…

August 20, 2026
“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

August 20, 2026
Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

August 20, 2026
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com