• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

by A R
04/02/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kushërinj shqiptarë, të moshës 57 dhe 51 vjeç, u arrestuan për një seri grabitjesh dhe vjedhjesh në banesa në rajonet Hersonisos dhe Maleviz në Kretë.

Sipas denoncimeve të viktimave, grabitësit kërcënonin me fraza si “mbajmë armë, mos lëvizni” gjatë hyrjeve të tyre në shtëpi, ndërsa banorët ndodheshin brenda.

Hetimet treguan se gjatë periudhës 8 dhjetor 2025 – 1 shkurt 2026, ata janë të implikuar në nëntë raste, shtatë vjedhje dhe dy tentativa.

Madje viktimë e tyre ishte edhe një grua shqiptare e cila ka biznes në zonën e Stalisës. Asaj iu vodhën 13,000 euro cash dhe 600 paund britanik. Në total, grabitësit mendohet të kenë marrë 19,400 euro, 600 paund britanik, si dhe bizhuteri dhe sende të çmuara me vlerë rreth 43,900 euro.

Sipas informacionit nga Cretalive, 57-vjeçari, i cili ka precedent penal, në një rast kishte vjedhur edhe fqinjën e tij pas një konflikti.

Në një tjetër incident, dy kushërinjtë hynë në vilat e sportistëve, ku grabitën orë dhe sende të tjera me vlerë, duke pretenduar se ishin të armatosur.

Ata u identifikuan nga policia dhe u arrestuan më 3 shkurt.

Gjatë kontrolleve të banesave ku ata jetonin dhe automjeteve që përdornin u gjetën dhe sekuestruan bizhuteri, 730 euro cash, një armë, si dhe mjete të tjera për vjedhje. Po ashtu, u sekuestruan tre makina që dyshohet se përdroheshin për kryerjen e veprave penale.

Objektet e sekuestruara iu kthyen pronarëve të ligjshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Next Post
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com