• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shërbim për 25 mijë pacientë”, rehabilitohet Urgjenca e Francezit në Tiranë

by A R
18/09/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 25 mijë pacientë do të marrim shërbime të përmirësuara dhe me standarde bashkëkohore, falë investimit në Urgjencën e re të Spitalit Francez në QSUT, njoftohet në një deklaratë për mediat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku panë nga afër investimin më të ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mundësuar me mbështetjen e AlbControl.

“Fokusi ynë është tek përmirësimi i shërbimit të urgjencës, jo vetëm në QSUT por në të gjitha spitalet tona. Punët bëhen më mirë dhe më shpejt kur bëhemi bashkë, ndaj jam shumë e kënaqur që shohim sot një urgjencë me kushte bashkëkohore, falë përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, që sikundër AlbControl, duhet të kenë të gjithë institucionet publike dhe jopublike”, tha Manastirliu.

“Kjo është hera e tretë që unë vij në QSUT për të inspektuar projektet e përgjegjësisë sociale që Albcontrol ka zhvilluar këtu. Të gjitha kompanitë, qofshin këto shtetërore dhe ato private, të cilat kanë buxhete të konsiderueshme dhe fusha e tyre e biznesit është e gjerë në Shqipëri, do t’i bëja thirrje, që të kontribuojnë në mënyrën e tyre edhe në një mënyrë modeste. Unë i kam kërkuar të gjitha ndërmarrjeve të tjera të varësisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjensive, që të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë duke ndjekur një shembull të mirë, një shembull komunitar dhe kështu të investojnë sërish në shëndetësi por jo vetëm në Tiranë, për të mos i përqendruar të gjitha kontributet këtu”, u shpreh ministrja Balluku.

Me investimin prej 5 milionë lekë, është mundësuar një ndarje më e mirë e urgjencës, ku për çdo specialitet ka ambiente të veçanta, me pajisjet e nevojshme sipas specialiteteve, ndërkohë që më parë çdo ndërhyrje kryehej në një ambjent të vetëm, njofton Ministria.

Shërbimi i urgjencës në spitalin Francez është një shërbim, që mbulon tre specialitete: ORL, Okulistikë dhe Oro-Maxillo-Facial.

Investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë me projektet madhore, siç është përfundimi i spitalit të ri kirurgjikal, ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë, për të garantuar standardet më të mira të shërbimit për pacientët si dhe kushte më të mira pune për personelin mjekësor, thuhet në njoftim.

/a.r

 

Next Post
Deklaratat e Metës, miratohet kërkesa e deputetëve për të dëshmuar kreu i SHISH

Deklaratat e Metës, miratohet kërkesa e deputetëve për të dëshmuar kreu i SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

August 18, 2026
Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

August 18, 2026
Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

August 18, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

August 18, 2026
Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

August 18, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

August 18, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com