• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbim i vyer për Shqipërinë i qytetarit Edi Rama

by Ilir Yzeiri
07/03/2019 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri/

Pas raportimeve mendjelehta, bezdisëse dhe pa asnjë dëshirë për të kuptuar se çfarë ndodh realisht në vendin tonë që bën mediat italiane në bllok, për protestën e 16 shkurtit, Edi Rama nisi një tur intervistash në të gjitha kanalet televizive gjeneraliste të vendit fqinj dhe, me një italishte perfekte, me rrjedhshmërinë e ironinë që e ka si stil të komunikimit dhe me fakte e argumente, paraqiti Shqipërinë reale, atë vend që nuk po «digjet nga protestat popullore», që nuk ka « krizë konstitucionale», siç thotë lideri real i opozitës që merr rrogën si president, por, që është përfshirë nga marrëzia e radhës dhe që nxitet nga halucionacionet e një opozite pa ide, pa moral, pa program dhe që, ashtu në tym, siç është vetë, kërkon të mbulojë me blozë edhe Shqipërinë.

Paraqitja që bëri Edi Rama në televizionet gjeneraliste italiane ishte mbrojtja më dinjitoze që mund t’i bëhet imazhit të Shqipërisë, i cili, me shumë mundim, këto vitet e fundit ka nisur të përmirësohet dhe ne tani nuk shihemi si delja e zezë apo si vendi batakçi në mes të Europës që prodhon kriminelë e kriza dhe që ka nevojë për shkopin e Europës që të rrimë urtë e të mbledhim mendjen. Shqipëria ka filluar të prodhojë sukses dhe imazhi i saj po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt të cilët po vizitojnë vendin tonë në mënyrë të shtuar dhe mahniten vërtet nga ajo që gjejnë këtu. Bukuria e natyrës është njëra anë dhe atë vendi yne e ka me tepri.

Ajo që i mahnit të huajt është bukuria që kanë në shpirt shqiptarët. Statistikat thonë se ne jemi vendi unikal në Europë, me përjashtim të vendeve skandinave, besoj, ku krimi ndaj të huajve është thuajse në nivelin zero. Të huajt që vijnë në Shqipëri mahniten pikërisht nga mikpritja shqiptare që nuk e gjejnë kollaj në vendet rreth nesh. Shqipëria, po ashtu, është një ndër vendet më paqësore që nuk prodhon asnjë shqetësim apo handikap për të huajt që vizitojnë këtë vend. Të mos harrojmë edhe ushqimin e lirë e të mrekullueshëm dhe hotelerinë pefekte, gjithashtu. Këtë imazh dhe këto vlera, ne, shqiptarët mendjelehtë, nuk dimë t’i shpallim si të shenjta dhe të paprekshme.

Edi Rama dhe Igli Tare në studion e Bruno Vespës mund të bënin krenar cilindo shqiptar sepse ata paraqiteshin aty me gjithë sharmin që ka një europian i vërtetë dhe i lashtë. Edi Rama është kryeministri më dinjitoz që kanë pasur shqiptarët dhe që i përfaqëson ata me dinjitetin maksimal. I ditur, i kulturuar, europian në sjellje me karizmën e lindur, Edi Rama është imazhi më i mirë që mund të përcjellim në Europë. Igli Tare, po ashtu, një personalitet i botës europiane të sportit dhe një ish-futbollist i shquar, e ka ngritur emrin e tij dhe të Shqipërisë në një vend të paimagjinueshëm.

Lazio e tij, falë mençurisë, integritetit profesional dhe moral si dhe punës së tij është shëndoshur financiarisht dhe është ngritur në nivele të jashtëzakonshme. Për të mos folur edhe për shqiptarë të tjerë nëpër botë.

Mirëpo, në anën tjetër, ne kemi një opozitë që është lidhur live me televizionet ruse dhe shpërndan në eter një imazh tjetër për këtë vend. Sipas Lulëzim Bashës ky është një vend i mbytyr nga krimi, nga droga, nga kriminelët dhe vetëm Luli është ëngjëlli. Për Lulin nuk ka rëndësi Shqipëria. Aq budalla sa është i gjori Lul, nuk llogarit se është tjetër gjë të bësh luftë politike dhe është tjetër gjë të duash Shqipërinë.

Të lidhesh live me televizionin e Putinit dhe të shash nga mëngjesi në mbrëmje vendin tënd është një histori e njohur e elitave shqiptare. Ajo nis në kohërat e largëta të historisë kur princërit shqiptarë për të asgjësuar njëri-tjetrin thërritën deri edhe mercenarët otoamnë në fillimi dhe pasta i bënë gropën këtij vendi. Esad Toptani simboli i njeriut që e ka parë Shqipërinë si plaçkë për ta shëkmbyer në tregun e pazareve ballkanike është ende i gjallë. Ndërsa, Haxhi Qamili që i vuri flakën vendit në emër të Babës së Madh është një sindromë që i kap politikanët tanë sa herë mendojnë se për ta mundur kundërshtarin ka vetëm një rrugë: të djegin Shqipërinë.

Ndaj Edi Rama si qytetar i këtij vendi dhe jo si kryeministër, bëri atë që do të bëja edhe unë, edhe cilido shqiptar tjetër që beson se Shqipëria është një vend i bukur, me njerëz të mrekullueshëm dhe që po ndryshon në mënyrë spektakolare. 

 

Next Post
Basha i “frymëzuar” para protestës: Asnjë nuk i ndal qytetarët

Basha pas takimit me zyrtarin e BE: Do shembim sistemin, jo thjeshtë Ramën!

Comments 1

  1. Artan says:
    7 years ago

    Z. Ilir eshte nje njeri per te cilin nuk ke si te mos krijosh respekt.

    Reply

Leave a Reply to Artan Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com