• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shenjat e osmanëve në Novobërdë

by
13/07/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Altoparlanti ngjyrë hiri është vendosur në ballkonin e minares së shkurtër. As altoparlanti, e as minarja nuk përdoren për të thirrur xhematin. Por kjo minare nuk është e zakonshme, për dy arsye. E para, se nuk është e plotë, dhe e dyta, sepse është rreth 3 metra larg xhamisë e cila u ngrit mbi themelet e asaj të moçmes, për ndërtimin e së cilës ende ka dilema.

Sido që të ketë ndodhur, kjo e bën Xhaminë e Osman Efendisë në Novobërdë një rast unik të monumentit në Kosovë. Megjithatë, më shumë se për këtë, ky monument i kultit islam shquhet për historinë e vet. Sot xhamia është pothuajse e braktisur dhe i takon së kaluarës, e nën të fsheh edhe një histori tjetër të nja 5 shekujve më parë.

Studiuesit janë të ndarë për datën e ndërtimit të saj. Në Novobërdën që po lulëzonte në mesjetë për shkak të pasurive të mëdha nëntokësore, osmanët do të mbërrinin shpejt pasi që kishin shkelur në këto troje.

Një datë e ndërtimit të këtij objekti sakral është shkruar në hyrje të objektit. Por edhe 1522-shi, si vit i ndërtimit të objektit që në vitet ‘70 u zëvendësua me një tjetër, kërkon verifikim. Një tjetër shenjë osmane në Novobërdë është edhe tyrbja jo fort larg xhamisë.

Dilemat për vitin e ndërtimit

Në të dhënat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, shkruhet se “xhamia fillestare, sipas një mbishkrimi që gjendet mbi derën e xhamisë, tregon se ajo mund të jetë ndërtuar në vitin 1522”.

Kjo datë, sipas zyrtarëve të IKMMK-së, të cilët e kanë vizituar në vitin 2010, duhet të konfirmohet, thuhet në një raport të ekipit të këtij instituti.

Edhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, mbi barrën e së cilës bie së pari mbrojtja e këtij monumenti, ruan vitin 1522 si kohën në të cilën u ngrit ky objekt.

Dragan Çukiq përmend tjetër datë të ndërtimit të monumentit. Diferenca është rreth dy shekuj. Sipas tij, Xhamia e Novobërdës është ndërtuar në vitin 1758, pasi është rrëzuar xhamia e vjetër (kisha e dikurshme e Shën Nikollës, për të cilën ai shkruante se ishte bërë xhami). Çukiq do ta shkruante këtë në librin “Kosova – monumentet dhe bukuritë”, e botuar në vitin 1971.

Edhe në raportin e përnjohjes për Novobërdën, që e kishte hartuar organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”(ChwB) jepet kjo datë ndërtimi. U ndërtua në hapësirën prej 0,6 hektarësh, në nënkala ku dikur ka qenë tregu mesjetar i qytetit thuhet në raport.

Edhe banori i kësaj ane, Xhemajl Novobërdaliu, thotë se andej xhamia njihet si ndërtim i shekullit XVIII.

“Në bazë të shënimeve të shkruara, xhamia është ndërtuar diku në fund të shekullit XVIII, nga Sylejmani i Dytë i Madhëruar”, ka thënë Novobërdaliu.

Sidoqoftë, objekti i xhamisë së vjetër është rrëzuar, ndërsa sot nga ajo gjenden vetëm një pjesë e murit dhe gjysma e minares. Objekti i vjetër i xhamisë thuhet të jetë shkatërruar nga ndonjë tërmet, apo shkak tjetër natyror, ndërsa i riu është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet ’70 …

© ZHURNAL.mk
Next Post

Flokët, sa më thjesht aq më bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com