• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim / Një lajm i mirë që vjen nga qelitë e burgjeve

by
19/05/2015 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli / Të burgosurit nuk do të përdoren në fushatë

Nëse konsultohen ankesat e partive të opozitës duke nisur të paktën që nga vitet 2000 e këtej, në çdo pragfushatë dhe fushatë elektorale, një element nga lista e gjatë e ankesave  nuk ka munguar kurrë. Ka qenë madje nga më kryesoret dhe më të prekshmet. Edhe nga më të rrezikshmet, natyrisht.

Ankesa që përfundonte më pas si një e vërtetë në çdo raport të OSBE/ODIHR-it më pas, ishte se partia/partitë qeverisëse përdornin në fushatë edhe një kontigjent të vështirë: të burgosur dhe familjarë të tyre. Që së bashku bëjnë një nga ato segmente të shoqërisë shqiptare që duket se përballë të tashmes individuale, nuk kanë çfarë humbin më shumë në të ardhmen.

Dhe që janë të gatshme të bëjnë gjithçka për një premtim për liri të përkohshme, për një ulje të mundshme të dënimit apo qoftë dhe një trajtim më të mirë në burg, transferim nga një burg në tjetrin dhe gjëra të këtij lloji.

Eshtë njerëzore dhe gati-gati e paqortueshme që oferta e kësaj kategories sociale, të burgosur dhe familjarë të tyre, të jetë shumë e përputhshme me  kërkesa në kufi dhe përtej kufirit të ligjit gjatë fushatave elektorale. Në favor të partisë/partive që qeverisin dhe kundër partive që kërkojnë të zëvendësojnë qeverisjen. Kësaj rradhe, në fushatën e lokaleve të këtij qershori, gjërat duket se kanë ndryshuar. Njëlloj siç ka ndryshuar vetë shoqëria shqiptare e cila, nën qeverisjen e të majtëve, në mos është bërë më e mirë, sigurisht që është bërë më e emancipuar. Qoftë dhe vetëm në formë sikur të ketë ndodhur kjo, do të ishte një lajm i mirë. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço njoftoi sot pikërisht këtë gjë: pezullimin e të gjitha lejeve shpërbluyese për periudhën e fushatës, me përjashtim të rasteve urgjente.

Një kufi i ri politik i vullnetit për të pasur vullnet që në zgjedhje të mos ketë ndikime nga qelitë e ngushta të burgjeve në dhomën e vogël të fshehtë të votës.

Ky është vetëm një detaj sepse duhen shumë detaje për të verifikuar vullnetin e shumicës së majtë për një standart të ri në zgjedhje. Sepse në thelb, gara e saj e vërtetë është pikërisht kjo: të fitojë standartet përpara emrave të kryetarëve të bashkive që duket se i ka paramarrë.

Next Post

Çfarë nuk duhet të hidhni nga ushqimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com