• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim: Nën hijen e Sali Berishës

by
20/06/2015 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e së dielës do të jenë testi i parë elektoral për Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike. Vota do të tregojë nëse ai si kryetar i opozitës ka tejkaluar shifrat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara apo ka mbetur në kuotat kur ajo drejtohej nga Sali Berisha.

Rezultati do të jetë një mesazh si e ka lexuar elektorati udhëheqjen e Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Sali Berishës dhe një sinjal nëse Lulzim Basha mund të jetë një alternativë për të frenuar supermazhorancën PS-LSI. Basha e mori mbi shpatullat e tij të gjithë fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, duke mbajtur larg figura që deri dje ishin në vijën e parë të Partisë Demokratike dhe që shërbyen si ministra në dy qeveritë Berisha. I distancuar nga fushata qëndroi edhe Sali Berisha që gjithsesi pavarësisht se nuk shoqëroi Bashën në takimet elektorale u tregua aktiv me konferenca shtypi dhe postime në rrjetet sociale.

Por a është e mjaftueshme kjo për të treguar se Lulzim Basha nuk është në hijen e paardhësit të tij dhe i shkëputur nga interesat e familjes që e solli në pushtet. Në këto zgjedhje Lulzim Basha vjen me një bilanc të diskutueshëm në bashkinë e Tiranës dhe një opozitë që përveç retorikës së deklarative në parlament nuk ka treguar se ka qenë vërtet e interesuar për të zbardhur çështje që kanë të bëjnë me korruptive që kanë prekur pushtetin apo cëcshtje të tjera që kanë patur impact në opinionin publik.

Le të kujtojmë këtu skandalin me rimbursimin e barnave ku janë të implikuar drejtuesit e Fondit të Sigurimeve të  Kujdesit Shëndetësor dhe ku opozita akuzoi në parlament si të lidhur me këtë skandal Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Akuzat e opozitës mbetën në kuadrin e denoncimit dhe çudtitërisht ajo nuk kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje. Opozita e Lulzim Bashës  nuk kërkoi hetim parlamentar as për çështjen “Doshi”  dhe akuzat që lidhnin kryetarin e Kuvendit Ilir Meta me skenarë për eleminimin fizik të dy deputetëve. Edhe në këtë cëcshtje gjithçka mbeti në kuadrin e deklaratave.

Gjithë luftën e saj politike opozita e Bashës e përqëndroi në kauzën e dekriminalizimit dhe ofertën për ulje taksash e çmimesh që pavërsisht realizmit që bartin nuk I japin opozitës marzhin e besimit që i nevojitet për të kërcënuar numrat e shumicës. Lulzim Basha karrierën e tij në politikë ia ka borxh Sali Berishës dhe këto rrethana duket se janë përcaktuese edhe për të ardhmen e tij politike. Lulzim Basha nuk ka treguar shenja se është I aftë të kryejë atë që quhet  ndarje  mes “babait dhe të birit”  në familjen politike ku militon. Mënyra e zgjedhjes së tij në Partinë Demokratike që I ngjau më shumë një emërimi sesa një gare demokratike, duket se do të jetë me kosto jo vetëm për opozitën por edhe për  vendin që po ecën përpara me një demokraci të komanduar./Respublica/

Next Post

Një skulpturë e Ibrahim Kodrës para Bankës së Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com