• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim/ Militantët, humbasin kur fitojnë

by
23/05/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kur materniteti i politikës lind zhgënjimin

Nga Lorenc Vangjeli
Dy kandidatët kryesorë në garën e Tiranës, Veliaj dhe Kosova, por dhe gjithë kandidatët e tjerë të bashkive të vendit, duke nisur nga Shkodra me Bazhdarin e Ademin e për të mos përfunduar me Dakon e Dumën në Durrës, kanë përshtatur temën kryesore të shqetësimeve të qytetarëve: punësimin, si temë kryesore të premtimeve të tyre. Kjo nuk është zgjedhje vetjake, në fakt. Eshtë çfarë vetë politika mendon dhe gjykon. Kështu, duke perifrazuar sloganet e tre partive kryesore në garë, koalicionin PS e LSI dhe PD, duket se drejtimi i duhur i ofertës së politikës në këto zgjedhje administrative është më shumë shërbim e punësim dhe punë e dinjitet.

Ngjan se mbas 21 qershorit, cilësia e votës dhe ngjyra e saj, do të jetë gjithashtu një ofertë për punë për militantin, partia e të cilit merr kryetarin e rradhës së bashkisë. Në fakt është ndryshe. Militantët humbasin kur fitojnë. Kur janë në opozitë së paku ata kanë shpresën se do të punësohen nga partia e tyre që do të fitojë zgjedhjet. Dhe kur ndodh që partia fiton, në mënyrë paradoksale ata humbasin shpresën…

Humbasin të gjithë ata që këtë shpresë për faj të tyre, për faj të traditës, për faj kryesisht të politikës së varfër në ide dhe varfërisë në një vend si Shqipëria, e lidhin punësimin vetëm me ofertën që vjen nga shteti. Pakkush kujtohet se shteti nuk është punëdhënësi më i madh sot në Shqipëri. Pakkush kujton dhe kupton se puna në administratë, qoshja ku shpreson secili të vendosë shilten e tij, është shumë e kufizuar; se nëse nga disa dhjetra mijëra punonjësit që kanë emrin në borderotë e shtetit hiqen bluzat e bardha që nuk ndryshojnë me ndryshimin e ngjyrës në qeverisje, hiqen uniformat blu që ndryshojnë vetëm hierarkinë, hiqen mësuesit që ndryshojnë vetëm drejtorët e shkollave e të tjera kategori të tilla të ngjashme, nuk mbetet pothuaj asgjë që të mbetet në vullnetin e partive për ta ndarë me militantët. Si vend pune nga ato që janë premtuar në fushatë. Ky është një nga keqkuptimet më të mëdha të shqiptarëve. Rama dhe Meta, në mënyrë të përsëritur kanë folur për një model të dështuar ekonomik në vend dhe nevojën dëshpëruese për ta ndryshuar atë. Për të ndryshuar faktin që borxhet e djeshme të marrë për të ndërtuar rrugë, sa për të marrë një shembull, nuk shërbyen për të rritur cilësinë e jetës së qytetarit dhe rritjen e ekonomisë. Nxitja e një ekonomie prodhuese dhe të shërbimeve dhe sidomos bujqësia që ngjan si oborri i prapmë i shqetësimit të qeverisjeve të djeshme, do të jetë drejtimi i duhur për më shumë shërbim e punësim në vend. Dinjiteti i çdokujt që është sovran njëherë në dy vjet, për zgjedhje të përgjithshme e lokale nuk kalon vetëm nga duartokitja përballë atyre që premtojnë. Të premtosh nuk kushton asgjë. Sidomos të japësh atë që nuk e ke, siç po ndodh kryesisht në këtë fushatë. Të mendosh ndryshe do të thotë të humbasësh kur fiton. Sepse është aksiomë e provuar tashmë: një shpresë e gënjeshtërt që lind nga materniteti i politikës, përfundon shpejt në zhgënjim. Sepse politika është si statujë mermeri, ndërsa militantët, edhe kur janë pëllumba, edhe kur janë skifterë, mund të shohin se statujat nuk ndryshojnë!

Next Post

LIVE VJENA / E madherishme Elhaida Dani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In