• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

by A R
09/07/2026 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sociologia Eva Sinanaj, e ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e ka cilësuar alarmante gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, pas publikimit të videos në Fier, ku tre adoleshente dhunojnë bashkëmoshataren e tyre.

Sinanaj tha se kjo video tregoi se ato vajza kanë humbur diçka nga njerëzorja e tyre, ndërsa shtoi se sot të rinjtë nuk e njohin empatinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Eva, çfarë ndodh në psikologjinë e këtyre të miturve?

Sinanaj: Dhuna është në grup në këtë rast dhe tregon një mungesë të theksuar të empatisë te bashkëmoshataret. Ne, në shoqërinë shqiptare, e përmendim shpesh këtë pjesën e empatisë, por duket sikur thjesht e përmendim.

Borakaj: Është më pak empatik ky brez i ri?

Sinanaj: Nuk e dinë se çfarë është empatia. Empatia nuk lind me njeriun, por mësohet që nga familja dhe në institucionet arsimore. Më pas, një fëmijë empatik ua transmeton atë edhe shokëve e shoqeve. Unë po them se rasti në fjalë ka shumë variabla dhe fakti që nuk është kontrolluar në kohë është shqetësues. Këto të mitura kanë shëtitur pasi kanë kryer aktin. Kanë shkuar, kanë pirë kafe, kanë shkuar në mësim, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Borakaj: Çfarë duan të tregojnë kur e publikojnë videon?

Sinanaj: Është çështje dominimi. Në momentin që normalizohet dhuna, atëherë mund të themi se këta të rinj dhe të reja kanë humbur ndjeshmërinë njerëzore. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë, por kanë qenë konflikte të momentit, jo të mirëstrukturuara dhe të dokumentuara.

Next Post
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com