• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

by A R
09/07/2026 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PS-së, Denis Deliu, deklaroi se gjatë mandatit të tij si anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë Kombëtare ka kërkuar vazhdimisht që Byroja Kombëtare e Hetimit të hapë zyra në rrethet problematike, ku policia përballet me vështirësi në luftën kundër krimit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se ligji për BKH-në i jep mundësinë dhe detyrimin institucionit, në bashkëpunim me SPAK-un, të krijojë struktura të tilla në qarqet problematike.

“Sipas ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK dhe BKH kanë detyrim dhe mundësinë që të hapin zyra në rrethe problematike dhe unë si deputet i komisionit të ligjeve dhe sigurisë kombëtare për 4 vite me radhë ia kam kërkuar që të hapen zyra të BKH në rrethe problematike, ku policia ka hasur vështirësi”, tha Deliu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai tha se përgjigja që mori në atë kohë nga SPAK ishte se po e mendonte dhe të krijonte një grup për arrestimin siç e ka FBI amerikane, që e përdor për shpejtësi dhe sekret hetimor.

“Përgjigja në atë kohë ishte që SPAK po e mendon dhe të krijonte një grup për arrestimin siç e ka FBI amerikane, që e përdor për shpejtësi dhe sekret hetimor”, tha ai.

Sipas tij, aktualisht BKH, për arsye sigurie, është e detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit për operacionet që zhvillon, por kjo zgjat zinxhirin e informacionit dhe mund të rrisë rrezikun e dekonspirimit.

“Për sa i përket BKH-së, në çdo rast, për të mos rrezikuar personelin e saj, njofton Policinë e Shtetit. Por zinxhiri i informacionit është shumë i gjatë dhe mund të ketë rrezik dekonspirimi”, theksoi Deliu.

Next Post
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com