• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është i vlefshëm një president që pushon në hotel?

by Java News
26/07/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Në pamundësi për të gjetur lajmin e përditshëm në një të dielë plazhi si kjo e sotmja, fundjava ka sjellë para publikut përmes një televizioni vendsa një ‘shqetësim’ që detyrimisht duhet ta ndjejë edhe Presidenca (?).

E përmbledhur në pak fjalë, presidenti Bujar Nishani dhe zonja e tij po pushojnë për pak ditë në një hotel privat në Shëngjin, pasi sipas raportuesit të lajmit atij i është refuzuar qëndrimi në një rezidencë nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Po sipas lajmit, në rezidencën e Dhërmiu dhe të Vlorës ka vajtur kryeministri dhe kreu i Kuvendit, ndërsa rasti raportohet si një skandal dhe absurd që ndodh për herë të parë në vend.

Në fakt, nga Presidenca ende nuk ka një reagim mbi këtë ‘përplasje titanësh’ të politikës apo shtetit tonë, por nëse kjo është një ndodhi e vërtetë, burimi duhet të jetë i hatërmbeturi dora vetë. Nga ana tjetër, qofshin të vërteta kryeneçësi të tilla ballkanase nga ana e qeverisë, do të ishte qesharak si sulm dhe i pajustifikueshëm kurrësesi.

Rasti i kancelares gjermane, Angela Merkel, emri i së cilës është lakuar si shembull nga i gjithë spektri politik shqiptar, duhet ndjekur dhe jo përdorur. E pra është pikërisht Merkel që çdo vit shkon në një hotel privat në jugun e Italisë me bashkëshortin dhe për publikun gjerman e botëror edhe kaq sa dinë është shumë për të.

I hatërmbeturi në fjalë dhe aq më pak ndonjë media, nuk ka asnjë arsye përse të shqetësohet sepse ndryshe nuk bëhet asgjë tjetër veçse rritet dyshimi dhe ajo ego ballkanase duke ngritur pyetjen: A është një president që i bën pushimet në hotel privat më pak i rëndësishëm sesa një i tillë që pushon privatisht?

Me apo pa të drejtë, qoftë edhe një inat i qeverisë me Presidencën, politika shqiptare duhet të bjerë njëherë e mirë dakord me parimin se rrobat e palara nuk duhet të dalin pazarit dhe se publiku nuk u ka asnjë borxh të mësojë në ditë pushimesh për ‘tangërllëqet e Hekuranëve’ te Rana e Hedhun apo në Jug qofshin .

nishani plazh shengjin

Next Post

Thaçi është ende kryeministër... në faqen e qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In