Kërkuan thesar, por gjetën një gjë që nuk i përafrohet fare pasurisë.
Mundin e gjyshit për një shtëpi e hodhën në erë, vetëm në kërkim të pasurisë,
Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të vjetër, por gjatë shembjes kanë gjetur mes gërmadhash një arkë.
Në pak sekonda kanë menduar se gjetën një thesar të fshehur nga gjyshi. Ndaj me shumë kërshëri kanë nisur ta hapin. Sapo kanë hequr kapakun, janë shtangur nga ajo që kanë parë.
Brenda arkës ndodheshin brinjë dhie dhe dashi dhe 23 brisqe të vjetër (biçakë).
Familjarët kanë mbetur të “zhgënjyer” sepse prisnin të paktën ndonjë monedhë floriri apo argjendi brenda saj.
Gjithçka e kishte një shpjegim. Gjyshi i tyre kishte qenë punues i brisqeve, dhe në atë kohë dorezat e tyre bëheshin nga brirët e dhive apo të deshve.
Dhe duket se një pjesë të pasionit të tij ai e ka fshehur aty mes muresh, nuk dihet pse, ndoshta që një ditë pasardhësit ta kujtonin se ai kishte qenë një briskaxhi me nam.
Në fakt në këtë qytet kanë ekzistuar (dhe vazhdon të ekzistojë) një fis i madh me mbiemrin Biçakçiu, që në turqisht përkthehet briskaxhi.
Edhe pse nuk gjetën gjëra me vlerë, gjithsesi, këta biçakë të vjetër përbëjnë në vetvete një “thesar”.
Ato dëshmojnë një profesion mjaft të njohur në këtë qytet, biçakët e punuar me mjeshtëri të të cilëve shiteshin nga Anadolli deri në Romë dhe akoma më larg