• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi për Këlliçin: Duhet të kapërcejë gardhin e Foltores dhe të ketë një projeksion politik

by A R
05/04/2023 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi duhet të kapërcejë gardhin e foltores dhe të ketë një projeksion politik. Këtë këshillë i jep kreu i LZHK-së Dashamir Shehi kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për kreun e bashkisë së Tiranës, pa fshehur vlerësimet për të. Në studion e Ditarit në A2 CNN ai tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës është shpresa e ndryshimit për gjëra politike në Shqipëri.

“Zotëria që ka dalë për Tiranë i mbush kushtet por duhet të kapërcejë gardhin e foltores, duhet të dalë nga bashkësia që e ka zgjedhur, dhe duhet të ketë një projeksion politik. Por ai që nuk inspiron një proces politik dhe nuk është projeksion politik për zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është drejtori, por shpresa e ndryshimit për gjëra politike në Shqipëri. Shtegu është i ngushtë, por nuk kemi shteg tjetër. Është djalë i ri që e kam për zemër, por politika është gjë publike dhe bëhet në publik. Unë besoj në këtë që them haptazi është një ofertë politike një projekt politik që nëse e përqafon e ndihmon. Mund të mos e pëlqejë”.

Për deklaratën e Këlliçit për transport falas, Shehi tha se gjëja e parë që duhet bërë për kryeqytetin është rritja e shpejtësisë së mjeteve publike që zhbllokon trafikun.

“Ky zotëria që tha transport falas e kanë shumë vende, mënyra sesi e tha mund të jetë e gabuar por procesi duhet kapur ndryshe. Problemi kryesor në Tiranë është që autobusi nuk po shërben më, se ecën me 10 km orë. Puna e parë është të rritet shpejtësia e qarkullimit të mjeteve publike në Tiranë, e pengojnë rrugët, trafiku. Duhet të bëjmë vepra publike të shpërndajmë parkingje. E gjithë qendra duhej rrethuar me parkingje. Të subvenciononim studentët, pensionistët, por duhet ta fillojmë nga bllokimi në trafik, ndotja e qytetit. Në qendër të qytetit nuk mund të kalojë trafiku kryesor. Ka shumë tema për t’u bërë për qytetin, por qytetet kryesore kanë edhe një detyrë tjetër duhet të prodhojnë një të ardhme e shpresë”.

Shehi theksoi se do të mbështesë kandidatët e dalë nga opozita për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Për kryetarë bashkie do të mbështesim ata të opozitës, urojmë që të jetë një kandidat i vetëm. Nuk mjafton rrotacioni duhet ndryshim real nëse duam shpresë e shtet më të mirë sesa sot. Ne morëm përsipër të bënim aleancë principi. Brenda Tiranës kam kuotë të pëlqyeshme përderisa nuk jam unë alternativa më e madhe nuk kishim pse të ngatërroheshim dhe nuk jam pishman. Të gjithë duhet të merreshin me këtë, por ata shfrytëzuan primaret për luftën e brendshme. Në qytete e mëdha ndërkohë janë disa personazhe të pëlqyeshëm dhe do t’i mbështes pa hequr dorë nga kritikat dhe idetë e mia”.

/a.r

Next Post
Përçarja e Partisë Demokratike/ “Na ndau Berisha”, Bejko: Do thjesht PD dhe jo të fitojë zgjedhjet!

Bejko: Ata që mendojnë se Berisha do mundi Ramën, do zhgënjehen të parët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In