• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

by A R
26/04/2026 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar për herë të parë pas polemikave të fundit politike që shpërthyen pas publikimit të pretendimeve rreth një komunikimi të brendshëm mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i cili u përdor nga kundërshtarë politikë për ta akuzuar publikisht për gjuhë fyese kundrejt tyre.

Në një intervistë ekskluzive për Albanian Post, Hoxha i ka cilësuar të mbyllura sqarimet institucionale për këtë çështje, duke theksuar se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë tashmë qëndrimin e saj zyrtar.

“Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt”, përmend Hoxha për Albanian Post.

Ministri nënvizon se bilanci i tij prej 35 vitesh në diplomaci është publik dhe i dokumentuar, duke e piketuar këtë si përgjigjen më të mirë ndaj çdo akuze që lidhet me integritetin e tij profesional.

Pyetur edhe për sulmet personale nga kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili e ka etiketuar me terma si “gangster” dhe “tradhtar”, Hoxha shmang përshkallëzimin e përplasjes politike.

“Këtë pikë e kam sqaruar më lart. Nuk kam komente për atë deklaratë, e aq më pak për cilësorë të tillë që nuk kanë asnjë lidhje me mua”, thotë ai.

“Polarizimi po ul cilësinë e debatit publik”

Përtej polemikës së çastit, Hoxha ndalet edhe te klima e përgjithshme politike në Shqipëri, duke e përshkruar debatin publik si të mbingarkuar emocionalisht dhe të dominuar nga polarizimi ekstrem.

Sipas tij, kjo lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e gjatë të tranzicionit post-komunist dhe me mungesën e një tradite të konsoliduar të dialogut demokratik.

Ai argumenton se politika në Shqipëri shpesh perceptohet si përballje mes palëve dhe jo si hapësirë kompromisi, çka e redukton debatin publik në qëndrime të forta dhe përplasje të vazhdueshme.

Në këtë kontekst, ministri vë theksin edhe te roli i mediave dhe mediave sociale, të cilat sipas tij, për shkak të shpejtësisë së komunikimit dhe presionit për reagim të menjëhershëm, favorizojnë deklarata të forta dhe polarizuese në dëm të analizës së thelluar.

Megjithatë, Hoxha shprehet optimist se procesi i integrimit evropian mund të shërbejë si mekanizëm korrigjues për kulturën politike shqiptare.

“Sfida nuk është vetëm të ulim tonin e debatit, por të rrisim cilësinë e tij; të kalojmë nga përplasja tek argumenti, nga retorika tek zgjidhjet dhe nga polarizimi tek bashkëpunimi në funksion të interesit publik”, shprehet ai.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, “faktor shtetformues”

Një pjesë e rëndësishme e intervistës përqendrohet edhe te situata e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekstin e protestave të fundit të studentëve për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe.

Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup

Hoxha i cilëson shqiptarët atje si faktor shtetformues dhe element kyç për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Ai thekson se respektimi i të drejtave të tyre, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin institucional, është një standard themelor demokratik dhe lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të vendit.

Ministri bën thirrje për unitet të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për çështjet thelbësore, përtej ndarjeve politike.

“Është një domosdoshmëri jetike që shqiptarët atje të jenë të bashkuar në çështjet themelore, për të ruajtur dhe forcuar të drejtat, identitetin dhe rolin e tyre në shtet”, deklaron ai.

Sa i përket reagimeve të aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut ndaj qëndrimeve të tija, Hoxha shmang komentet publike, por fton për komunikim të drejtpërdrejtë institucional.

“Ne nuk kemi nevojë të komunikojmë me njëri-tjetrin përmes mediave apo mediave sociale. Jam tërësisht dhe gjithmonë i hapur për komunikim të drejtpërdrejtë institucional”, thotë ai.

Sipas tij, keqinterpretimet dhe emocionet politike të panevojshme nuk i shërbejnë askujt dhe duhen shmangur.

Intervista e plotë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha

Pyetje: Ju keni më pak se dy muaj në detyrën si ministër, pas karrierës së gjatë diplomatike në shërbim të vendit. Si e shikoni cilësinë e debatit publik në Shqipëri dhe polarizimin e skajshëm në nivelin politik, tashmë në një rol ekzekutiv?

Ferit Hoxha: Debati publik në Shqipëri karakterizohet nga një intensitet i lartë emocional dhe një polarizim i theksuar politik. Ky nuk është një fenomen i rastësishëm, por rezultat i një kombinimi faktorësh historikë, institucionalë dhe kulturorë që janë ndërtuar ndër vite.

Së pari, kjo duhet parë në kontekstin e një tranzicioni të gjatë dhe shpesh të trazuar post-komunist. Shqipëria ka kaluar nga një sistem totalitar në një pluralizëm politik relativisht të ri, ku institucionet demokratike janë ende në proces konsolidimi.

Në mungesë të një tradite të gjatë të dialogut demokratik, politika është zhvilluar dhe shpesh perceptohet më shumë si përballje mes palëve sesa si hapësirë për kompromis dhe ndërtim konsensusi.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe mediat, por sidomos mediat sociale. Shpejtësia e komunikimit dhe presioni për reagim të menjëhershëm favorizojnë deklarata të forta, të thjeshtuara dhe shpesh polarizuese, në vend të analizës së thelluar.

Sfida nuk është vetëm të ulim tonin e debatit, por të rrisim cilësinë e tij.

Pyetje: Në këtë kontekst, ditët e fundit, disa eksponentë të opozitës dhe politikanë shqiptarë ju kanë akuzuar duke marrë shkas nga një mesazh, ku pretendojnë se keni ndarë në një komunikim të brendshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Cili është qëndrimi juaj?

Ferit Hoxha: Kjo çështje është sqaruar tashmë nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një reagimi publik dhe nuk kam asgjë për të shtuar.

Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente.

Kushdo që dëshiron të njihet me pozicionet dhe qëndrimet që kam mbajtur gjatë karrierës sime diplomatike, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi gjithçka është publike dhe e dokumentuar.

Bëhet fjalë për 35 vite kontribut të pandërprerë në shërbim të interesit kombëtar.

Pyetje: Po sa i takon akuzave nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ju ka cilësuar me terma si “gangster”, “tradhtar”, ndër të tjera. Si përgjigjeni?

Ferit Hoxha: Këtë pikë e kam sqaruar më lart.

Nuk kam komente për atë deklaratë, e aq më pak për cilësorë të tillë që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Pyetje: Ju jeni shprehur qartë në mbështetje të protestave paqësore të studentëve në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës. Si e shihni pozicionin e popullsisë shqiptare atje aktualisht?

Ferit Hoxha: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqësojnë thjesht një komunitet, por një popullsi me identitet të fortë dhe rol të pazëvendësueshëm.

Ata janë element shtetformues dhe faktor kyç për stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Respektimi i plotë i të drejtave të tyre, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë në institucione, është standard themelor demokratik.

Është domosdoshmëri jetike që shqiptarët atje të jenë të bashkuar në çështjet thelbësore.

Pyetje: Si i komentoni reagimet e aktorëve politikë në Maqedoninë e Veriut?

Ferit Hoxha: Reagimet janë të ndryshme, por nuk do të bëj asnjë koment publik në këtë drejtim.

Do të ftoja gjithsecilin të më kontaktojë drejtpërdrejt. Nuk kemi nevojë të komunikojmë me njëri-tjetrin përmes mediave apo mediave sociale. Jam tërësisht dhe gjithmonë i hapur për komunikim të drejtpërdrejtë institucional.

Ndërkohë, kushdo ka interes të sinqertë për të njohur qëndrimin tim apo të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ai është publik dhe i aksesueshëm.

Në çdo rast, do të këshilloja shmangien e keqinterpretimeve për të mos rënë pre e emocioneve të pajustifikuara dhe e komunikimeve politike cinike e dashakeqe, që nuk i shërbejnë askujt.

Next Post
Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas armëpushimeve në Iran dhe Liban, çfarë do sjellë e ardhmja për Gazën?

Pas armëpushimeve në Iran dhe Liban, çfarë do sjellë e ardhmja për Gazën?

April 26, 2026
“Burrin tim e ke pasur mashë”, vjehrra i kthehet nuses: Pjesën e djemve të mi nuk e merr dot ti

“Burrin tim e ke pasur mashë”, vjehrra i kthehet nuses: Pjesën e djemve të mi nuk e merr dot ti

April 26, 2026
U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në dy shkallë Kreshnik Mujeci

April 26, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

April 26, 2026
‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

‘Në Britani seancat gjyqësore transmetohen LIVE’, Kreu i GJL: Besimi te drejtësia varet nga transparenca

April 26, 2026
“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

April 26, 2026
Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën për mbijetesë

Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën për mbijetesë

April 26, 2026
Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci, i akuzuar për vrasje

April 26, 2026
Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

Pse gjithë ky helm i shqiptarëve kundër Kadaresë dhe Qoses?

April 26, 2026
Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

Hoxha reagon për akuzat mbi “mesazhet”: Qëndrimet e politikës së jashtme nuk komunikohen me WhatsApp

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In