• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shehi merr në mbrojtje Bashën: Shkarkimi gjatë fushatës nuk ka moral…

by A R
30/05/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK­-së dhe kandidati për deputet në listat e PD, Dashamir Shehi, deklaron se të kërkosh shkarkimin e kryetarit të partisë në mes të fushatës nuk ka moral politik.

Shehi komenton lëvizjen e një dite më parë të deputetëve Topalli e Imami për mbledhjen e strukturave për shkarkimin e kreut të PD­së, Lulzim Basha.

Kreu i LZHK sqaron për “Panorama”, se askush nuk është lindur për të qenë gjithmonë deputet dhe koha ka treguar se kush ka vërtet vlera qëndron pjesë e saj pa pasur nevojë të jetë pjesë e listave.

Edhe vetë Shehi shpreh pakënaqësi për renditjen në listën e hartuar nga Basha, por deklaron se do të bëjë betejën e tij politike për të nxjerrë PD­në fituese.

Si i shikoni reagimet brenda opozitës pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit?

Kjo është luftë politike. Si çdo parti ka rrymat, grupet, interesat e veta. Nuk jam në gjendje të them me siguri se kush është më i vlefshëm brenda Partisë Demokratike. Ne aleatët kemi ndjekur linjën e PD­së, pa ndonjë lloj kontestimi prej kohësh. Kam menduar që do të respektoheshim pak më shumë. Megjithatë, unë kam besim që punët do të shkojnë mirë për PD­në, aleatët, për ata që janë brenda liste. Punët do të shkojnë mirë edhe për ata që nuk janë pjesë e listave. Kjo histori politike është, në muajin shtator hapen prapë letrat nga e para.

Duke e njohur historinë e gjithsecilit nga ata që janë në PD, a mendoni se duhet të përfshiheshin më shumë anëtarë me kontribute në lista?

Çdo parti i bën vetë listat e veta. Nëse bëhet fjalë për funksionimin e LZHK­së, e jap unë një përgjigje konkrete. Ndoshta z.Basha mendon se një shkallë rinovimi e madhe mund të jetë e shëndetshme për PD.

Është një bast i tij. Koha është gjykatësi i vetëm i kësaj çështjeje. Pas datës 25 qershor do të kuptohet nëse vendimi i tij ka qenë i drejtë apo i gabuar.

Ka pasur një lëvizje të re brenda opozitës ku deputetët Topalli dhe Imami kanë marrë një nismë për shkarkimin e Lulzim Bashës. Si e shikoni këtë lëvizje?

Nuk më duket korrekte. Ata kanë ndenjur aty për aq kohë dhe mund ta kishin marrë këtë nismë përpara. Çfarë kuptimi ka që në ditën që ne kemi dalë në fushatë ndërmarrin një lëvizje për të shkarkuar kryetarin? Këtu kanë rënë të gjitha principet e politikës. S’ka asnjë logjikë të kërkosh shkarkimin e kryetarit në ditët e fushatës. Nuk më duket aspak korrekte nga ana morale politike. Këta njerëz duhet të presin rezultatin zgjedhor, sepse mundet që z.Basha të ketë të drejtë.

Mendoni se do të dëmtohet opozita dhe PD nga kjo lëvizje?

Unë fillimisht mendoj se kjo nuk është një lëvizje. Mendoj se ky është një opinion i dy personave. Unë e gjykoj se të kërkosh shkarkimin e kryetarit në mes të garës nuk është korrekte. Nuk i kam dëgjuar ndonjëherë të kenë një kërkesë të tillë kaq radikale, por kjo duket se ka buruar nga ideja që nuk janë në listë. Të kërkosh të shkarkosh kryetarin se nuk të ka futur në listë, nuk ka shumë moral. Askush nga ne nuk ka lindur me karrige deputeti. Edhe mua më kanë vendosur të 11­in në listë, më kanë parakaluar shumë fëmijë, njerëz që e di gjithë Shqipëria që nuk kanë vlerën time politike, por kjo s’do të thotë të kërkoj shkarkimin e Bashës.

Më duket sikur këta zotërinj e kanë marrë pa shumë sportivitet këtë punë. Kush ka vlerë politike do të qëndrojë në politikë, është apo jo në listën e Lulzim Bashës. Koha e ka treguar që njerëz që kanë pasur vullnet dhe dëshirë kanë qëndruar pjesë e saj. Politika nuk është gjithmonë pushtet, është edhe opozitë. Edhe unë shpeshherë nuk kam qenë deputet. Edhe këtë herë e thashë, ndihem pak i pezmatuar për renditjen, megjithatë luftën time do ta bëj dhe besoj se qytetarët do të më ndjekin. /b.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In