Shefi i Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe ish-pjestar i UÇK-së, Gafurr Dugolli ka thënë se autoritetet maqedonase po e trajtojnë si shtetas të Serbisë.
“Autoritetet maqedonase po më trajtojnë si shtetas të Serbisë, edhe pse unë kam pasaportë të Kosovës”, ka thënë Dugolli për gazetën “Lajm” në Maqedoni. Kjo gazetë thotë se ka arritur të komunikojë me Dugollin dhe ka siguruar fotografi të tij brenda burgut.
Gafurr Dugolli është arrestuar me një urdhër-arrest serb për “Krime lufte” gjatë luftës së UÇK-së. Ndryshe, Dugolli është vëllau i ish-ministrit dhe dekanit të Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli dhe atasheut ushtarak të Kosovës në Shqipëri, Enver Dugolli.