Pentagoni pritet të dorëzojë një plan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbyllur burgun ushtarak në Gauantanamo Bay, duke u ndodhur kështu në një pozitë kundërshtare me politikanët që janë opozitarë kundrejt planeve të Barack Obamas për mbylljen e kësaj ndërtese, shkruan Al Jazeera.
Obama kishte thënë se do ta mbyllte burgun me bazë në Kubë, që kur e kishte marrë mandatin në zyrën presidenciale, dhe tani po synon përmbushjen e zotimit të tij. Zëdhënësi i Pentagonit kapiteni Jeff Davis, ka thënë se administrata amerikane të martën do të prezantojë para kongresit një plan të detajuar për mbylljen e ndërtesës. Në këtë burg ka edhe 91 të burgosur.