• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA plan 250 mln $ kundër ndikimit rus në Ballkan, ja çfarë parashikohet

by A R
15/06/2017 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet në disa vende të Ballkanit, por edhe krizat politike në disa të tjera, kanë qenë në fokus të diplomacisë ruse.

Të shumta kanë qenë deklaratat e lëshuara pas zgjedhjeve në Maqedoni. Shumë të ashpra kanë qenë për aderimin e Malit të Zi në NATO. E më e fundit kritikë, për zgjedhjet në Kosovë.

Moska e cilësoi si vijim të radikalizmit të politikës së Kosovës, faktin që fitues doli koalicioni i ish-UÇK-së, me në krye ish-komandantin Ramush Haradinaj.

Por kjo qasje e Moskës, gjithnjë e në rrijte ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe në vende të tjera të Lindjes, ka tërhequr sërish në vëmendjen e Senatit amerikan.

Vetëm pak javë pas depozitimit të rezolutës, e cila kërkonte ndalimin e ndikimit të Moskës në zgjedhjet e disa vendeve, përfshi edhe Shqipërinë, një tjetër kërkesë është depozituar pak ditë më parë në Senat.

Bëhet fjalë për një nismë te senatorit demokrat, Benjamin Cardin, i cili i kërkon Senatit marrjen e një sërë masash për ndalimin e ndikimit rus në Europë dhe Euroazi.

Në tekstin e dokumentit, depozituar tashmë në Senat, Cardin kërkon që në buxhetet e viteve 2018-2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të parashikojnë një buxhet prej 250 mln dollarësh për të ndaluar ndikimin rus në këto zona.

Në listën e shteteve te rrezikuara dhe që do të duhet të përfitojnë nga ky fond janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Kosova, Serbia dhe Ukranina.

Por cili është qëllimi kryesor? Senatori Cardin parashikon që me këto fonde të asistohet në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe mekanizmave zgjedhorë nga sulmet kibernetike, në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e shtetit të së drejtës, duke pasur një sistem drejtësie të pavarur. Po ashtu kërkohet që të rriten kapacitetet e shoqërisë civile, medieve, organizatave joqeveritare, kundër rritjes së ndikimit dhe propagandës së Federatës Ruse në disa shtete./tch/b.d.

Next Post
‘Mjekët specialistë që punojnë jashtë Tirane, pagesë si jashtë shtetit’

Rama në Gjirokastër: Po të doja pushtet personal, Luli do ishte ende në çadër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In