• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA ngre akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2019 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i Drejtësisë, akuzoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange për pranin dhe publikim të informacioneve të klasifikuara. Akuzat e përmbledhura në 18 pika u bënë publike të enjten. Akuzat e reja shkojnë shumë përtej një aktakuze fillestare kundër z. Julian Assange, që u publikua muajin e kaluar e cila e ngarkonte atë për komplot me ish-analisten e shërbimit të zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, për të thyer fjalëkalimin e një kompjuteri të Departamentit të Mbrojtjes.

Në akuzat e reja, Julian Assange ngarkohet për komplot me Chelsea Manningun për të mbledhur dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë kabllogramet e Departamentit të Shtetit dhe raportet mbi luftërat në Irak dhe Afganistan. Aty thuhet mes tjerash se veprimet e tij “rrezikonin të dëmtonin seriozisht” Shtetet e Bashkuara.

Julian Assange, 47 vjeçar, është në paraburgim në Londër që nga muaji prill, pasi u arrestua pas dëbimit nga ambasada e Ekuadorit, ku ishte strehuar që nga viti 2012, për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi për t’u përballur me akuzat për sulme seksuale. Suedia më vonë e kishte anuluar hetimin, por ai mbeti në ambasadë për shkak të frikës se Britania mund ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga WikiLeaks.

Më 13 maj në Stokholm, një zyrtare suedeze e drejtësisë, tha se “ka ende shkaqe të mundshme për të dyshuar se Julian Assange ka kryer përdhunim”, duke shtuar se është e nevojshme që ai të merret përsëri në pyetje.

Next Post

Shtypi i ditës, e premte 24 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In